Flash

Shitet medalja e çmimit Nobel për Paqen, të ardhurat shkojnë për fëmijët e Ukrainës

Lapsi.al 21 June 2022
Shitet medalja e çmimit Nobel për Paqen, të ardhurat

Çmimi Nobel i Paqes i nxjerrë në ankand nga gazetari rus, Dmitry Muratov, për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas u shit në Nju-Jork të hënën mbrëma, për 103.5 milionë dollarë, duke thyer rekordin e vjetër për një Nobel. Të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekje për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

Një zëdhënës i Heritage Auctions, nuk mundi të konfirmonte identitetin e blerësit, por tha se oferta fituese ishte bërë me prokurë. Shitja prej 103.5 milionë dollarësh përkthehet në 100 milionë franga zvicerane, duke lënë të kuptohet se blerësi është nga jashtë.

“Unë shpresoja se do të kishte solidaritet, por nuk prisja që ky të ishte kaq i madh”, tha Muratov në një intervistë pas ankandit gati 3-javor që përfundoi në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Më parë, më i paguari për një medalje të çmimit Nobel ishte në vitin 2014, kur James Watson, shiti medaljen e tij për 4.76 milionë dollarë. Muratov, i cili u nderua me medaljen e artë në tetor 2021, ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse “Novaya Gazeta” dhe ishte kryeredaktori i saj, deri kur u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI