Flash

Rusia: Perëndimi dhe sanksionet e paligjshme janë shkaku i krizës globale

Lapsi.al 21 June 2022
Rusia: Perëndimi dhe sanksionet e paligjshme janë shkaku i krizës

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një deklaratë nga sekretarja e shtypit Maria Zakharova në lidhje me situatën globale të grurit. Ajo citoi statistika që pretendojnë se nivelet e prodhimit dhe tregtisë së drithërave janë më të larta se vitet e mëparshme, sipas The Guardian.

“Përfaqësuesit e Perëndimit po përdorin çdo platformë, përfshirë OKB-në, për të akuzuar Rusinë për reduktimin e sasisë së grurit të disponueshëm në treg nëpërmjet veprimeve të saj, që sipas Perëndimit ka shkaktuar rritjen e çmimeve.

Në realitet, megjithatë, ka më shumë drithëra në treg se në vitet e mëparshme, dhe tregtia është gjithashtu në rritje”.

Ajo pohon se shkaqet e rritjes së çmimeve dhe mungesave janë gabimet sistematike të Perëndimit dhe inflacionit global të shkaktuar nga mekanizmat dritëshkurtër financiarë dhe monetarë që përdori Perëndimi gjatë pandemisë.

“Tranzicioni i Europës dhe Amerikës së Veriut drejt energjisë së gjelbër dhe sanksionet e paligjshme që kanë ndërprerë zinxhirët e mallrave,” tha ajo.

“Përsa i përket faktit nëse uria është një skenar realist, ekspertët parashikojnë gjithnjë e më shumë një rezultat pesimist. Ata besojnë se shumë kombe do të preken dhe akoma më shumë do të varfërohen. Regjimet perëndimore që nxisin dhe shkaktojnë shkatërrim duhet të fajësohen për këtë.”

Rikujtojmë se në një deklaratë ditën e djeshme, diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell e përshkroi bllokadën ruse të eksporteve të grurit nga Ukraina si “një krim të vërtetë lufte”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI