Flash

Rama krah kryeministres finlandeze: Çfarë po ndodh në Ukrainë mund të vijë edhe këtu

Lapsi.al 21 June 2022
Rama krah kryeministres finlandeze: Çfarë po ndodh në

Në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë Edi Rama ka folur edhe mbi gjendjen e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera kryeministri ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të vijë edhe në Ballkan sepse sipas tij rajoni është një hallkë delikate.

 

"Kur një vend tjetër nxirrte bishta për politikën e brendshme unë përdorja Finlandën e thoja si ka mundësi që nuk i ka këto probleme me ne megjithëse është vendi me standardet më të larta të transparencës. Ju jam mirënjohës. Nëse së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë, Finlanda ka shumë për të treguar neve dhe të gjithë të tjerëve pasi për shkak të historisë dhe pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresiorin dhe natyrën e tij, pasi ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë. Mendoj që ka një zë shumë të respektueshëm se sa e rëndësishme është rezistenca dhe cila është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe nëser mund të vijë këtu. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye Finlanda ka shumë për të treguar këtu."

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI