Flash

Ndërtoi pa leje në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Lapsi.al 21 June 2022
Ndërtoi pa leje në Dhërmi, shpallet në kërkim

Policia e Himarës ka shpallur në kërim një 41-vjeçar pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI