Flash

Bllokada e mallrave, Rusia paralajmëron pasoja serioze për Lituaninë

Lapsi.al 21 June 2022
Bllokada e mallrave, Rusia paralajmëron pasoja serioze për

Rusia ka kërcënuar Lituaninë se do të përballet me pasoja që do të ndikojnë negativisht në popullsinë e vendit, pas përplasjeve për kufizimet e mallrave që kalojnë tranzit nga shteti baltik në enklavën ruse të Kaliningradit, sipas The Guardian.

“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat e duhura janë duke u përpunuar në format ndërinstitucionale dhe vendimi do të merret shumë shpejt. Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë,” tha Nikolai Patrushev, sekretari i këshillit të sigurisë të Federatës Ruse.

Ai tha se “bllokada nga Lituania, me sugjerim të vendeve perëndimore, në kundërshtim me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, të tranzitit përmes territorit të saj në rajonin e Kaliningradit të një grupi të madh mallrash tregon se nuk mund t’u besohet deklaratave të perëndimit, qoftë edhe të shkruara.”

Në të njëjtën kohë kur Patrushev ishte në Kaliningrad, Rusia thirri ambasadorin e  Bashkimit Europian në Moskë. Pas takimit, Markus Ederer tha se i kishte kërkuar Rusisë ta zgjidhte çështjen përmes mjeteve diplomatike. Ai tha se nuk ishte një bllokadë nga Lituania, pasi tranziti i mallrave të pasanksionuara vazhdon.

Nga ana tjetër, Lituania tha se po parandalon vetëm dërgimin e mallrave nëpër territorin e saj në përputhje me sanksionet e reja të BE-së që hynë në fuqi në fundjavë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI