Flash

Berisha: Rama, avokat mbrojtës i Serbisë në çdo takim

Lapsi.al 21 June 2022
Berisha: Rama, avokat mbrojtës i Serbisë në çdo takim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sërish nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se synim i vetëm i saj është asgjësimi i Kosovës .

Teksa flet për raportet e Rama-Vuçiç Berisha tha se kryeministri shqiptar bën avokatin e Serbisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në çdo takim.

Ndërsa thotë se Tirana është kthyer në një Beograd të vogël.

“Tirana është sot në raport me atë çka është më anti shqiptare, është një Beograd i vogël. Shumë nga ju keni lexuar histori. Tirana e sotme është Tirana e 1945. Kurrë ndonjëherë atë që kanë bërë aradhat partizane shqiptarë në Kosovë nuk do të mund ta bënin aradhat partizane serbo-malazeze pa veprën anti kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Jugosllavia nuk ekzistonte, ekzistonte në letër. Ato gjurmë të njësive partizane të Kosovës nuk jetonin në Kosovë, por Kosova kishte një lëvizje nacionaliste. ivizionet shqiptare shkuan aty dhe u pritën me flamurin e bashkimit kombëtar, ndërsa ata shkuan me flamurin e bashkimit të vllazërimit me serbët. Ajo kulmoi me një genocide të tmerrshëm, masakrën e Tivarit. U vranë me mijëra në Mal të Zi, por qindra syresh u vranë edhe nga Kukësi gjer në Shkodër, vetëm e vetëm se ishin nacionalistë shqiptarë.

Sot jemi në të njëjtën situatë. Beogradi qeveriset nga një udhëheqës dokrinar në genocid. Vuçiç ka thënë në Parlament “për një serb do vrasim 100 myslymanë”. Tani në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiçin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s.

Në qoftë se ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitive është qëndrimi ndaj genocidit. Cfarë ndryshimi ka udhëheqësi ynë në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? A nuk tha Ana Brnabic të njëjtat fjalë që tha Rama për masakrat në Kosovë? Në qoftë se në 1945 projekti ishte që Kosova është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj me Titon sekretar të parë, çfarë po ndodh tani? Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës.

Ora dhe koha fton shqiptaët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku shumë të madh, para një rreziku ekzistencial. Thirrja ime për shqiptarët kudo që janë është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjiemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë dhe u spastruan që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse ndaj askujt. Kosova nuk i ka shpallur luftë askujt. Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agression i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI