Flash

Një vendim politik për të bojkotuar BE-në

Lapsi.al 21 June 2022
Një vendim politik për të bojkotuar BE-në

Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiç dhe Ramës nesër, për të bojkotuar Samitin e BE-së, libri të cilin duhet ta lexojmë me kujdes tashmë është botuar.

Së pari, arsyet e paralajmërimit të bojkotit hipotetik të Serbisë janë komplet të ndryshme nga ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Serbia që është një hap më para në integrimin Europian e ka gati të pamundur të artikulojë dhe publikisht arsyet e bojkotit në këtë samit, ku që në rreshtat e para të ftesës nga Presidenti Chaarles Michel flitet për situatën e re të krijuar nga Lufta në Ukrainë, për sanksionet ndaj Rusisë, madje përdoret dhe fjala “gjepolitikë”.

Serbia pa dyshim, në këtë Samit ishte vendi që do të hante më shumë shpulla, si për mos vënien e sanksioneve ashtu dhe për faktin që Vuçiç nuk ka pranuar të dënojë një herë të vetme demonstratat pro Putin në Beograd. Madje, këtë merak e shprehu dhe Rama në një intervistë të para pak ditëve, ku i bënte thirrje BE-së ta mirëkuptonte më shumë Serbinë.

Arsyet e bojkotit akoma në letër të Shqipërisë dhe të Maqedonisë nëse vazhdon ta ndjekë Tiranën nga pas janë komplet të tjera dhe siç është bërë e ditur nga Rama sot kanë të bëjnë vetëm me veton e Bullgarisë. Pra, tre vende të Open Ballkan, që refuzojnë një Samit Europian për arsye të ndryshme dhe që në thelb ndërmarrin një veprim poltik.

Këtë pjesë të librit duhet ta lexojnë me kujdes, kuptohet përveç shqiptarëve edhe Amerikanët, ku me gojën e Eskobar, por dhe zyrtarëve të tjerë, kanë kanë shfaqur shqetësimin që nisma e Open Ballkan të ngelet ngushtësisht një nisëm me karakter ekonomik. Sot, me këto paraljmërime që çojnë drejt akteve të pastra politike të Open Ballkan, duket se herët a vonë ta shikojnë me të tjera syze këtë organizatë.

Por, padyshim më me kujdes këtë libër që sot ia pamë më qartë se kurrë kopertinën, duhet ta lexojnë shqiptarët dhe sidomos opozita. Sot, në një farë mënyre, e pamë atë që e ndjenim me kohë: që Vazo ku mbahet Flamuri i BE-së në Tiranë është thyer. Dhe me vazo të thyer dhe Flamuri BE-së mund të rrëzohet më kollaj, mund të bjerë akoma më poshtë.

Në këtë situatë është jo thjesht taktikë politike, por mbi të gjitha detyrë kombëtare, që pavarësisht nga burokracia e Brukselit, pavarësisht nga vonesat, pavarësisht nga dështimi i planit A apo B të Brukselit për integrimin, dikush duhet ta mbajë më lart Flamurin e BE-së në Tiranë.

Opozita shqiptare, në çdo ngjyrë ku shtrihet është e destinuar të jetë një forcë e pastër Europianiste, sepse dhe përveç të tjerave çdo lojë me pikëpyetje ndaj BE-së është automatikisht e fituar nga Rama-Vuçiç të cilët kanë kohë që e kanë filluar stërvitjen në fushë, madje e kanë dhe çadrën me logon Open Ballkan. Ndaj, në këtë situatë dhe fryëzimet nga Orbanët e Hungarisë apo të Sllovenisë janë të padobishme.

Fatmirësisht, opozita shqiptare e ka një aleat të pastër Europianist në rajon, nga i cili, për shumë arsye mund ta kthejë fytyrën më lehtësisht se me dikë tjetër.

Ai është Albin Kurti.

I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku Flamuri i BE-së qëndron në një Vazo të pakrisur, është Prishtina. E vetmja shtypshkronjë që mund të shtypë një libër tjetër, ndryshe nga ai që filluam të lexojmë sot me logon Open Ballkan, hë për hë, zyrtarisht gjendet vetëm në Prishtinë.

Opozita shqiptare nga sot e tutje o rithemelohet nën këtë dritë, në këtë perspektive ose nuk ka asnjë shans tjetër. Fushë për lojëra të tjera për opozitën, fatmirësisht apo fatkeqësisht nuk ka.

Ngjiteni vazon e thyer të BE-së në Tiranë.

Të këshilluara

Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata ...

16:46

Tri mesazhet e Kancelarit Scholz në Ballkan

Nga Ditmir Bushati Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri...

17:59

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe...

09:06

Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues t...

22:18

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI