Flash

Përmbytja e varkës me refugjatë në Greqi, arrestohen 6 trafikantë

Lapsi.al 20 June 2022
Përmbytja e varkës me refugjatë në Greqi, arrestohen 6

Mbytja e varkës me refugjatë në Greqi, arrestohen 6 trafikantë, mbeten të zhdukur tetë emigrantë.

Autoritetet portuale greke kanë arrestuar gjashtë persona që morën përsipër transportin e refugjatëve nga Turqia për në Itali me varkën, e cila u përmbyt të shtunën e 18 qershor

rit në ujërat greke në afërsi të ishullit Mykonos.

Sipas medieve greke të arrestuarit do të transferohen sot me skaf të rojes bregdetare në Lavrio .

Ndërkohë tetë persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 108 refugjatë janë shpëtuar nga ekipet greke.

Varka me refugjatët ilegalë është nisur nga Turqia, ndërsa destinacion ka pasur Italinë.

Sipas kërkimeve të para në varkë me vela , nuk kishte asnjë pajisje shpëtimi , ndërsa asnjë nga të mbijetuarit nuk kishte veshur jelek shpëtimi, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e personave që transportuan emigrantët ilegalë duke i vënë në rrezik për jetën.

Të këshilluara

Shpërthen kolera në Irak

Trembëdhjetë raste të kolerës janë raportuar në Irak , dhjetë në Sulaymaniyah, në rajonin autonom të Kurdistanit, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. “Dhj...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI