Flash

“Goditje e rëndë”/ DW: Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare

Lapsi.al 20 June 2022
“Goditje e rëndë”/ DW: Humbje e ndjeshme për Macron

Presidenti francez i saporizgjedhur, Emmanuel Macron me kampin politik të qendrës, “Ensemble” ka humbur shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas llogaritjeve të para, madje më shumë se pritej.

Në raundin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të dielën (19.06) liberalët arritën 210 deri 250 vende nga 577. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, i pyetur, se si do t’ia bëjë qeveria pa shumicën absolute në parlament është shprehur, se ne do të punojmë me të gjitha partitë e moderuara që duan ta çojnë vendin përpara.

Aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit

Rezultati konsiderohet si një goditje e rëndë politike për Macron, i cili aktualisht kishte shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit. Normalisht zgjedhjet që mbahen pak pas zgjedhjeve presidenciale shihen si konfirmim, pasi fuqia kryesore politike normalisht fiton edhe shumicën absolute.

Aleanca e majtë e Jean-Luc Mélenchon, Nupes, arriti sukses në këto zgjedhje duke u kthyer në grupin më të fuqishëm opozitar në vend. Aleanca e majtë do të jetë e përfaqësuar në parlament me 150 deri në 180 vende.

Po ashtu edhe e djathta ekstreme e Marine Le Pen, “Rassemblent National” arrin sukses të madh në raundin e dytë zgjedhor duke pritur të marrë 80 deri në 100 vende në parlamente, 10 herë më shumë se deri më tani dhe bëhet forca e tretë më e fortë në parlament.

Humbje të rëndë zgjedhore pësoi edhe grupi opozitar më i fuqishëm deri tani në parlament, republikanët konservatorë. Ata arritën të marrin vetëm në 60 deri në 80 vende. Megjithatë qeveria e Macron në kërkimin e saj për mbështetje në parlament, me gjasë mund të orientohet më shumë nga republikanët.

Në këto zgjedhje parlamentare bëhej fjalë, nëse Macron do mund të realizonte projektet e tij politike në mandatin e dytë, për të cilat ai ka nevojë për shumicën absolute parlamentare. Me një shumicë relative, presidenti dhe qeveria janë të detyruar të kërkojnë mbështetjen e kampeve të tjera. Edhe pse shumë francezë ishin të pakënaqur me mandatin e parë të qeverisjes së Macron, 44-vjeçar përfitoi nga ajo që zgjedhjet parlamentare shpesh shihen si konfirmim i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje marrin pjesë tradicionalisht përkrahësit e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Por aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit.

Në zgjedhjet vendimtare për parlamentin u shënua një pjesëmarrje më e lartë zgjedhore se në raundin e parë. Disa qendra zgjedhore qëndruan të hapura deri në orën 08:00 në mbrëmje./ DW

Të këshilluara

Shpërthen kolera në Irak

Trembëdhjetë raste të kolerës janë raportuar në Irak , dhjetë në Sulaymaniyah, në rajonin autonom të Kurdistanit, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. “Dhj...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI