Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Gazetari rus shet çmimin Nobel për fëmijët ukrainas

Lapsi.al 20 June 2022
Gazetari rus shet çmimin Nobel për fëmijët ukrainas

Cili është çmimi i paqes?

Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën mbrëma, kur gazetari rus Dmitry Muratov të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe. Të ardhurat do t'i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

I vlerësuar me medaljen e artë në tetor të vitit 2021, Dmitry Muratov ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta dhe ishte kryeredaktor kur gazeta u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ishte ideja e zotit Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar tashmë se do të dhuronte çmimin shoqërues prej 500,000 dollarësh për bamirësi. Ideja e donacionit, tha ai, "është t'u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme".

Në një intervistë për agjencinë Associated Press, zoti Muratov tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për fëmijët që kanë mbetur jetimë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Ne duam të kthejmë të ardhmen e tyre,” tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme që sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë të mos pengojnë ndihmat humanitare, si ilaçet për sëmundje të rralla dhe transplantet e palcës së kockave, të arrijnë tek ata që kanë nevojë.

"Duhet të bëhet si një shembull për t'u ndjekur, në mënyrë që njerëzit të nxjerrin në ankand pasuritë e tyre të vlefshme për të ndihmuar ukrainasit," tha zoti Muratov në një video të publikuar nga kompania Heritage Auctions, e cila po merret me shitjen, por nuk merr asnjë pjesë të të ardhurave.

Dmitry Muratov ndau Çmimin Nobel për Paqe vitin e kaluar me gazetaren Maria Ressa nga Filipinet.

I nderuar për këmbënguljen

Dy gazetarët u nderuan për betejat e tyre për të ruajtur lirinë e fjalës në vendet përkatëse, pavarësisht sulmeve nga qeveritë e tyre dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje.

Dmitry Muratov ka qenë shumë kritik ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe luftës së nisur në shkurt që ka bërë që afro 5 milionë ukrainas të shkojnë në vende të tjera për siguri, duke krijuar krizën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gazetarët e pavarur në Rusi janë nën vëzhgim nga Kremlini. Që nga ardhja e Putinit në pushtet më shumë se dy dekada më parë, janë vrarë afro 22 gazetarë, duke përfshirë të paktën katër që kishin punuar për gazetën e zotit Muratov.

Në prill, Dmitry Muratov tha se ai u sulmua me bojë të kuqe ndërsa ishte në një tren rus.

Zoti Muratov u largua nga Rusia për në Evropën Perëndimore të enjten për të filluar udhëtimin e tij në qytetin e Nju Jorkut, ku do të fillojë ankandi i drejtpërdrejtë të hënën pasdite.

Ofertat online filluan më 1 qershor për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Oferta e drejtpërdrejtë e së hënës përkon me Ditën Botërore të Refugjatëve.

Që nga mëngjesi i së hënës, oferta më e lartë ishte 550,000 dollarë. Çmimi i blerjes pritet të rritet, ndoshta në miliona./ VOA

Të këshilluara

Shpërthen kolera në Irak

Trembëdhjetë raste të kolerës janë raportuar në Irak , dhjetë në Sulaymaniyah, në rajonin autonom të Kurdistanit, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. “Dhj...

08:20

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI