Flash

Ed Sheeran thyen rekord, bëhet artisti më i dëgjuar

Lapsi.al 20 June 2022
Ed Sheeran thyen rekord, bëhet artisti më i dëgjuar

Ed Sheeran ka thyer një rekord të madh, pasi kënga e tij Bad Habits është rekordi më i luajtur dhe ai, artisti më i dëgjuar.

Kjo e bën këngëtarin, njeriun e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara.Ed më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, ku u publikua këngës së tij hit Shape of You dhe albumit të njohur Divide.

E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me Rolling In The Deep që është projekti muzikor më i dëgjuar  dhe albumi i saj 21 e bën atë artisten më të luajtur të vitit 2011.

Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës Phonographic Performance Limited (PPL) nga përdorimi i muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive, si dhe shfaqjet publike.

Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL, deklaroi për 'The Sun: “Urime për Ed Sheeran. Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm për cilësinë e prodhimit të tij, por edhe për forcën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.”

Pas Sheeran , ishte Tom Grennan, 27 vjeç, i cili pretendoi këngën e dytë dhe të tretë më të dëgjuar  të vitit 2021 me By Your Side me Calvin Harris dhe Little Bit Of Love./Lapsi.al

Të këshilluara

Fansat, të zhgënjyer nga albumi i Drake

Reperi i njohur, Drake është përballur së fundmi me kritika për albumin e tij të ri. Artisti publikoi Honestly, Nevermind - albumin e shtatë në studio në mes...

13:28

Blero dhe Afrona, të ndarë apo bashkë?

Çifti i showbizit, Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar sidomos së fundmi. Nëse shohim me kujdes profilet e tyre në Instagram, do të vëmë se që të dy ...

12:26

Alketa Vejsiu ndjesë publike Arilena Arës

Edhe pse kanë kaluar dy vite, besojmë të gjithë e mbajnë mend Festivalin e Këngës në RTSH dhe polemikat kur Arilena Ara fitoi me këngën “Shaj”. Gjithashtu atë ...

10:00

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI