Flash

Camilla: Kritikat që u përballa pas vdekjes së princeshë Dianës

Lapsi.al 20 June 2022
Camilla: Kritikat që u përballa pas vdekjes së princeshë

Në një intervistë të re Camilla Parker Bowles, Dukesha e Cornwall-it, foli për marrëdhënien me Princin Charles pas 17 vitesh martesë, si dhe rikujtoi kritkat me të cilat u përball pas vdekjes së Princeshë Dianës.

Ajo pranoi se nuk është e lehtë të gjejë kohë për të kaluar me Princin Charles, për shkak të orarit të tyre të vështirë të punës.

"Nuk është e lehtë ndonjëherë, por ne gjithmonë përpiqemi të kemi një pikë në ditë kur takohemi," tha ajo për British Vogue. “Ndonjëherë jemi si anijet që kalojnë natën, por ne gjithmonë ulemi së bashku dhe pimë një filxhan çaj dhe diskutojmë për ditën që kaluam. Kemi një moment. Është bukur të flasim kur kemi pak kohë. E dini, kur largohemi, gjëja më e bukur është se ne në fakt ulemi dhe lexojmë librat tanë në qoshe të ndryshme të së njëjtës dhomë. Është shumë relaksuese, sepse e dimë që nuk kemi nevojë të bisedojmë. Thjesht ulemi dhe jemi bashkë.”

Camilla dhe Princi i Uellsit patën një lidhje bashkë përpara se të dy të martoheshin me njerëz të tjerë; ajo me Andrew Parker Bowles, një oficer i Ushtrisë Britanike me të cilin u divorcua në vitin 1995. Ata kanë bashkë dy fëmijë, Tom, 47vjeç dhe Laura, 44.

Princi Charles u martua me Princeshën Diana dhe mirëpritën djemtë, William dhe Harry. Ata u ndanë në vitin 1992 dhe u divorcuan zyrtarisht në 1996-ën, pas tradhtisë nga të dyja palët.

Camilla u ndodh në mes të dramës së tyre dhe nuk e pati simpatinë e popullit, veçanërisht pas vdekjes së Dianës në 1997-ën.

"Nuk është e lehtë," tha ajo për reagimin publik në atë kohë. “Unë u vëzhgova për një kohë kaq të gjatë sa duhet të gjeja një mënyrë për të jetuar me të. Askujt nuk i pëlqen të shikohet gjatë gjithë kohës dhe të kritikohet dhe… Por mendoj se në fund, unë u ngrita dhe vazhdova. Njeriu duhet të vazhdojë jetën.”

Camilla u martua me Princin Charles në vitin 2005, duke marrë detyrat e saj mbretërore. Në shkurt, Mbretëresha mbështeti zyrtarisht Camilla-n si bashkëshorten e ardhshme Mbretëreshë, gjë që do të ndodhë kur Charles të marrë fronin. Në një takim mbretëror atë muaj, Dukesha tha se ishte shumë e nderuar dhe shumë e prekur nga gjesti.

Të këshilluara

Alketa Vejsiu ndjesë publike Arilena Arës

Edhe pse kanë kaluar dy vite, besojmë të gjithë e mbajnë mend Festivalin e Këngës në RTSH dhe polemikat kur Arilena Ara fitoi me këngën “Shaj”. Gjithashtu atë ...

10:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI