Flash

Borë në Australi, njerëzit mbushin resortet e skive

Lapsi.al 20 June 2022
Borë në Australi, njerëzit mbushin resortet e skive

Ndërkohë që shumë ju janë drejtuar plazheve për ti shpëtuar vapës , në Australi qytetarët po shijojnë pushimet dimërore.

Zonat alpine në juglindje të Australisë janë mbuluar me borë – më shumë se zakonisht për këtë periudhë të vitit – duke bërë që sezoni i skive të fillojë herët.

“Ka qenë një fillim absolutisht i jashtëzakonshëm i sezonit. Ne u hapëm një javë më herët. Ka më shumë reshje dëbore se zakonisht. “- tha Rhylla Morgan

“Gjithçka është e hapur. Të gjitha pistat po funksionojnë. Kafeja është e shijshme.Po kalojmë një kohë shumë të mirë .”- tha vizitori Daynis Olman

“Unë në fakt punoj për një kompani gjermane, dhe kur më kolegët më pyetën se ku po shkojn, u habitën që erdha këtu për ski. Të gjithë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi, është një mrekulli.”- tha vizitori Matilda Heggie

Agjencia e parashikimit motit vendas, thotë se do të bjerë më shumë borë falë një stuhie akulli të ngrirë në Antarktidë./ TCh

Të këshilluara

Shpërthen kolera në Irak

Trembëdhjetë raste të kolerës janë raportuar në Irak , dhjetë në Sulaymaniyah, në rajonin autonom të Kurdistanit, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. “Dhj...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI