Flash

Bashkëpunimi në sektorin energjetik, Balluku njofton marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Lapsi.al 20 June 2022
Bashkëpunimi në sektorin energjetik, Balluku njofton marrëveshjet

Kosova dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëpunimin në fushën energjetike, siç kanë bërë me dije ministret përkatëse të të dyja vendeve në këtë sektor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku tha se do të ketë bashkëpunim mes KESH dhe KEK e po ashtu në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë.

"Unë do t’i ndaja marrëveshjet sipas radhës. I pari është memorandumi për bashkëpunimin në fushën e energjisë. Ne jemi në dijeni për vështirësitë që kemi në fushën energjetike në kushtet e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Duke pasur parasysh të gjitha projeksionet, kemi nisur nga puna disa muaj më parë për një protokoll të mirëfilltë bashkëpunimi mes KESH dhe KEK.

Ndërkohë, ky projekt tashmë i ka dhënë rezaultat se e kemi nisur shkëmbimin e energjisë vitin e kaluar. Duhet thënë që kjo marrëveshje do të pasohet edhe nga një marrëveshje tjetër, për terminalin LNG në Vlorë.

Ka si synim konkludimin e një marrëveshjeje ku Kosova mund të sigurojë kapacitetet e energjisë elekrtike për një periudhë afatgjatë. Ne duhet të dimë nevojat që ju keni për t’i adresuar”, tha Balluku.

Të këshilluara

Zhduket një 21-vjeçar në Tiranë

Një 21-vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ka qenë babai i tij, shtetasi F.M, 59 vjeç që ka dhënë alarmin në policinë e Tiranës për zhdu...

12:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI