Flash

Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Lapsi.al 20 June 2022
Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata që flasin për një marëdhënie gati armiqësore mes tij dhe Albin Kurtit. “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”-tha ai, duke iu përgjigjur lajmit të përhapur në mediat e dy vendeve, sipas të cilit shefi i qeverisë së Tiranës, po komploton për të rrëzuar nga pushteti homologun e tij në Prishtinë.

Personalisht nuk e vë dot dorën në zjarr, se scoop-i i zbuluar nga Nacionale.com, e cila pretendon se ekzistojnë edhe përgjime, është i vërtetë. Madje më duket çudi që një shtetar të lërë gjurmë kaq të dukshme në një samit ndërkombëtar si ai i Ohrit, apo që një manipulator i sofistikuar, ti bëjë gjërat kaq trashë.

Por, historia e Ramës, që do ti presë kokën Kurtit edhe nëse rezulton e pavërtetë është e shpikur mirë. Ajo u pa haptasi në takimin bilateral mes dy qeverive, ku tensioni dhe mëria dukej sheshit, pavarësisht hipokrizisë të protagonistëve për ta fshehur atë.

Fjalorin e mbingarkuar me përbetime vllazërore, projekte strategjike dhe shifra nga shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, e zeronin aktet në terren të kryeministrit shqiptar.

Ndryshe nga ç’raportuan mediat e Prishtinës, këtë herë, provokimi nuk ishte vetëm simbolik. Karrshillëku ndaj Albin Kurtit nuk qëndronte, as në faktin se kryeministri shqiptar, shtroi një darkë për kritikët e qeverisë në Prishtinë, as se ai vizitoi familjen e kundërshtarit më të madh të Vetëvendosjes, Hashim Thaçit.

Akte të tilla simbolike ka bërë në të shkuarën edhe Kurti në Shqipëri, duke shkaktuar bezdi, por jo tronditje në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ajo çka Rama duket se synon këtë herë, është më perfide, më e rrezikshme dhe më afatgjatë. Duke u nisur nga modeli i këtushëm, ku përdor oligarkinë për të sunduar, ai po tenton të njëjtën skemë në Kosovë, për të destabilizuar qeverinë .

Në konferencën e përbashkët për shtyp u duk qartë se dy kryeministrat kishin një mosmarrëveshje të thellë, lidhur me heqjen e taksave të ndërsjellta doganore. E meqënëse nuk kanë rënë dakord, pala Shqiptare ka propozuar që ti heqë ato në mënyrë të njëanëshme, duke i lejuar biznesit të Kosovës të kalojë me kosto zero kufirin e përbashkët.

Kështu për shembull, me vendimin unilateral të Ramës, dyshekët e Devollit dhe paisjet shtëpiake “Comodita” do të zhvishen nga detyrimet doganore kur të mbërrijnë në Tiranë.

Shembulli i mësipërm nuk është marë rastësisht. Sepse Devolli është një nga oligarkët më të anatemuar nga Vetëvendosja, si i mbështetur nga regjimi i vjetër, pasi i vinte në shërbim të kapjes së shtetit, fuqinë e vet mediatike.

Për të kuptuar se gjithçka është e paramenduar duhet parë në Youtube, vizita e Ramës në “Devolli Company”, një ditë përpara sesa ai të shtrëngonte duart me kryeministrin Kurti. Nuk ka imazhe më të neveritshme, pamje më përçmuese se sa të shikosh një biznesmen, që vë në rresht të gjithë ata që paguan si skllevër, për të duartrokitur dhe brohoritur politikanin që inspekton fabrikat e tij.

Por këto sekuenca të ngjashme me turpin e vizitave të dikurshme të marshallit Tito në Kosovë (shiko ketu), ishin larg të qenit thjesht propagandistike. Po të dëgjoje fjalorin e takimit me “biznesin”, aty shquheshin thirrjet kundër qasjes se Albinit ndaj Ballkanit të Hapur dhe pro qëndrimeve të dyshes Rama- Vuçiç. Një tjetër klient i diktatorëve lindorë, Behgjet Pacolli (shiko ketu, minuta e pare), Mabetex i të cilit po ndërton koncesionin e aeroportit të Vlorës, jo vetëm që e shpalli në mes të publikut fondlëvruesin e tij, si “kryeministri më i mirë në botë”, por mori dhe mikrofonin në duar për të bërë apel pro “Open Balkan”.

Të vëna në sfondin e thirrjeve që një sërë shoqatash biznesi bënë ditët e fundit për ti’u bashkuar “Open Balkan”, këto lëvizje e kanë shumë të vështirë ta fshehin prapavijën e frymëzimit nga Tirana.

Rama e ka vënë tashmë bastin për krijimin e një aleance me kastën e kamur të Prishtinës. Ai e ka filluar procesin e joshjes.

Ai po u ofron lehtësira doganore dhe fiskale, për t'i kthyer - ashtu sikurse ka bërë me oligarkët shqiptarë-, në ushtarë financiarë kundër rivalëve të tij. Ai po e krijon tashmë karvanin e luftës ndaj Albin Kurtit, prandaj shqetësohet gjithnjë e më pak për “lehjen” e kritikëve në media dhe atë të kundërshtarëve politikë. 

©Lapsi.al   

Të këshilluara

Tri mesazhet e Kancelarit Scholz në Ballkan

Nga Ditmir Bushati Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri...

17:59

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe...

09:06

Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues t...

22:18

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolar...

16:18

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI