Flash

Zbulohen disa nga të famshmit që do të nderohen në Walk of Fame

Lapsi.al 19 June 2022
Zbulohen disa nga të famshmit që do të nderohen në Walk of

Uma Thurman, Lenny Kravitz, Mindy Kaling dhe Jonas Brothers janë ndër të famshimit që do marrin një yll në Hollywood Walk of Fame në 2023.

Ludacris, Bill Pullman, Thurman, Vince Vaughn dhe John Waters do të marrin yje në kategorinë e filmave, së bashku me aktorët e ndjerë Juanita Moore dhe Walker. Në kategorinë televizive, yje do të kenë Jon Favreau, Kaling, Martin Lawrence, Ralph Macchio, Garrett Morris dhe Ellen Pompeo. Në kategorinë e muzikës dhe regjistrimeve, Jonas Brothers do të marrë një yll kolektiv, së bashku me Marc Anthony, Irving Azoff, Sheila E, Lenny Kravitz, Blake Shelton dhe Charlie Wilson. Lang Lang, Melba Moore dhe grupi a cappella Pentatonix do të marrin yje në kategorinë e teatrit dhe performancës live.

Zgjedhjet u shpallën nga prezantuesja e radios Ellen K, kryetarja e panelit përzgjedhës të Walk of Fame, të premten. Paneli përzgjedhës, i cili përbëhet nga njerëz me yje ekzistues në Walk of Fame, zgjodhi të nderuarit nga qindra njerëz të nominuarn. Zgjedhjet e tyre u ratifikuan nga bordi i drejtorëve të Dhomës së Tregtisë së Hollywoodit të mërkurën.

"Paneli i zgjodhi me mend këta individë të talentuar dhe ne mezi presim t'i festojmë pasi ata bëhen pjesë e historisë së Hollywoodit me zbulimin e yllit të tyre në vendkalimin më të famshëm në botë," deklaroi  Ellen K gjatë konferencës për shtyp duke shpallur zgjedhjet.

Datat e ceremonisë për përzgjedhjet e reja nuk janë bërë të ditura./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohen performuesit e 'BET Awards 2022'

Të enjten,'BET Awards' publikoi emrat e  interpretuesve që do dalin në skenë të dielën, më 26 qershor në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Shfaqja vjetore e...

17:54

Publikohet traileri i filmit 'Blonde'

Netflix  së fundmi publikoi trailerin e parë për filmin e ardhshëm Blonde. Traileri tregon aktoren Ana De Armas duke rikrijuar skenat më ikonike të filmit të...

17:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI