Flash

Nga Sllovenia drejt Italisë me dokumente false greke, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 19 June 2022
Nga Sllovenia drejt Italisë me dokumente false greke, arrestohet

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Gorizisë për posedim të dokumenteve false të identifikimit.

Shqiptari u ndalua për kontroll në ish-kalimin kufitar Sant’Andrea dhe vinte nga Sllovenia.

44-vjeçari i dha efektivëve një patentë shoferi dhe kartë identiteti greke dhe të dyja dokumentet rezultuan tërësisht false.

Në kabinë u gjetën edhe dy thika, të dyja me teh 20 cm dhe gjatësi të përgjithshme 34, të fshehura poshtë një ndenjëseje.

Shtetasi shqiptar u arrestua në bazë të nenit 497 bis të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet për këdo që posedon dokumente false të vlefshme për ekstradim.

Pas seancës për vërtetimin e arrestimit, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Policisë ka vendosur procedurat e dëbimit.

Të këshilluara

Lufra mes sfidave të 2022 dhe automatizimit!

Koha kalon shpejt, e papritur e gjejmë veten në gjysmën e vitit! Për Lufrën, viti 2022 nisi me projekte të reja ambicioze. Në Janar, u hap dega e kompanisë ''Lu...

15:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI