Flash

Moti sot/ Vranësira kalimtare, por temperaturat arrijnë 34 gradë

Lapsi.al 19 June 2022
Moti sot/ Vranësira kalimtare, por temperaturat arrijnë 34 gradë

Shqipëria

Do të  jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, përjashtim bëjnë zonat Juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu shoqëruar me mini-stuhi breshëri. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pas mesdite dhe pasditja do të eënë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV. E njejta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Ku vlera ekstremisht të larta  do të përjetojë gadishulli Iberik ndërsa Europa veriore, Europa Lindore si edhe Ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe shira. Po ashtu  vendet e Europës Qendrore do të përjetojnë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere.

Të këshilluara

Lufra mes sfidave të 2022 dhe automatizimit!

Koha kalon shpejt, e papritur e gjejmë veten në gjysmën e vitit! Për Lufrën, viti 2022 nisi me projekte të reja ambicioze. Në Janar, u hap dega e kompanisë ''Lu...

15:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI