Flash

Amber Heard: Kam frikë të përballem sërish në gjyq me Johnny Depp

Lapsi.al 19 June 2022
Amber Heard: Kam frikë të përballem sërish në gjyq me

Amber Heard deklaroi se është "e tmerruar" nga padija përsëri për shpifje nga Johnny Depp në intervistën e saj të parë  pas gjyqit.

“E mora si të mirëqenë atë që supozoja se ishte e drejta ime për të folur, jo vetëm atë që kam jetuar, por atë që dija”, tha aktorja për rastin në një takim të së premtes mbrëma me Savannah Guthrie në “Dateline” të NBC.

"Jam e tmerruar," shtoi Heard kur u pyet nëse kishte frikë se mund të paditet përsëri nga Depp.Unë mendoj se kjo është ajo që synohet të bëjë një padi për shpifje, ka për qëllim të marrë zërin tuaj."

Pavarësisht vendimit të jurisë në fillim të këtij muaji se Heard, kishte njollosur aktorin me akuzat për abuzim, ajo këmbënguli se i qëndronte "çdo fjalë" të dëshmisë së saj.

Në fakt, Amber dyfishoi akuzat se Depp e abuzoi atë gjatë martesës së tyre "të shëmtuar" dhe e akuzoi se gënjeu pasi ai vazhdimisht mohoi pretendimet e saj në tribunë gjatë gjyqit gjashtë-javor.

"Ekziston një dokument me vite shënimesh që datojnë që nga viti 2011 që nga fillimi i marrëdhënies sime, të cilat janë marrë nga mjeku im, të cilit po i raportoja abuzimin," deklaroi Heard në një moment në intervistë.

Megjithatë,aktorja pranoi se"absolutisht" ende e do Depp dhe nuk ka "ndjenja të këqija" ndaj tij.

"Unë u përpoqa të bëja më të mirën që munda për të bërë të funksiononte një marrëdhënie që ishte e prishur dhe nuk munda. Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij".

 

Të këshilluara

Zbulohen performuesit e 'BET Awards 2022'

Të enjten,'BET Awards' publikoi emrat e  interpretuesve që do dalin në skenë të dielën, më 26 qershor në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Shfaqja vjetore e...

17:54

Publikohet traileri i filmit 'Blonde'

Netflix  së fundmi publikoi trailerin e parë për filmin e ardhshëm Blonde. Traileri tregon aktoren Ana De Armas duke rikrijuar skenat më ikonike të filmit të...

17:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI