Flash

Tragjedi në Itali/ Babai 47-vjeçar shpëton dy vajzat në det, por mbytet vetë

Lapsi.al 18 June 2022
Tragjedi në Itali/ Babai 47-vjeçar shpëton dy vajzat në

Pushimet në plazhin e Forcatella u kthyen në një tragjedi për një familje nga Bari. Burri, gruaja dhe vajzat e tyre binjake po kalonin kohë në plazh kur një era e papritur ka trazuar detin ku po laheshin vajzat 11-vjeçare duke u pamundësuar atyre të dilnin në det. Pasi babai i tyre e ka vënë re, ka shkuar menjëherë për t'ju ardhur në ndihmë. Ai notoi dhe arriti ti nxirrte vajzat në një pozicion që mund të arrinin në breg.

Pas këtij momenti ai është parë nga njerëzit që po rrokullisej në det. Pavarësisht se të pranishmit i shkuan në ndihmë, ai ndërroi jetë. 47-vjeçari mendohet se mund të ketë vdekur nga uji i shumtë që mund të ketë pirë gjatë notit ose mund të ketë pësuar infarkt nga sforcimet dhe është mbytur.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI