Flash

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian: Bota rrezikon krizën e urisë, Rusia shkaktare

Lapsi.al 18 June 2022
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian: Bota rrezikon

Kreu i i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel ka paralajmëruar se bota rrezikon të hyjë në krizë urie dhe shkaktare sipas tij është Rusia. Borell thotë se arsyeja lidhet me bllokadën ruse për anijet me drithëra nga Ukraina, por edhe kufizimet për eksportet të vendosura nga Kremlini. Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë, rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, të hënën në Luksemburg.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.

Zyrtari i lartë i unionit pohoi se Rusia po i përdor eksportet e grurit si mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i dërgesave të drithërave dhe plehërave ukrainase, Rusia po aplikon edhe taksa për eksportet e saj të drithit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI