Flash

Scholz: Do përpiqemi të marrim 27 vota pro për statusin kandidat të Ukrainës në BE

Lapsi.al 18 June 2022
Scholz: Do përpiqemi të marrim 27 vota pro për statusin kandidat

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka garantuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe në rrugën e integrimit evropian.

Scholz komenti edhe vizitën e tij në Kiev dhe në rrethinat e shkatërruara nga lufta, duke e quajtur atë që kishte ndodhur, të tmerrshme.

Sipas kancelarit, Scholz dhe kolegët e tij e bënë të qartë se Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë burime financiare. Ne do të ndihmojmë në rimëkëmbjen. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë armë që janë thelbësore për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës. Dhe ne vendosëm sanksione ekonomike dhe kufizime tregtare kundër Rusisë për të ndaluar pushtimin e saj dhe për të siguruar tërheqjen e trupave”, tha Scholz.

Kancelari tha gjithashtu se Gjermania do të përpiqet që të marrë 27 votat pro për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE, në samitin e radhës të bllokut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI