Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Lufra mes sfidave të 2022 dhe automatizimit!

Lapsi.al 17 June 2022
Lufra mes sfidave të 2022 dhe automatizimit!

Koha kalon shpejt, e papritur e gjejmë veten në gjysmën e vitit! Për Lufrën, viti 2022 nisi me projekte të reja ambicioze. Në Janar, u hap dega e kompanisë ''Lufra'' në Prishtinë dhe nga ai moment Shqiptarët e Kosovës kanë mundur të shijojnë produktet autentike aq të dashura nga ta. Kriza globale ndikoi jo pak në industrinë e përpunimit të qumështit, me rritjen e çmimit të energjisë, naftës, lëndës së parë nga fermeret apo edhe paketimeve plastike dhe kartoni. Megjithatë dëshira e tyre për të bërë produktet shqiptare të dashura në mbarë botën është shumë e madhe.

Për Luisin, drejtuesin e kompanisë Lufra, sfidat kapërcehen vetëm me ofrimin e standarteve më të larta. E një ndër faktorët kyç që ndikon në rritjen e këtyre standarteve është automatizimi. Përmes një sistemi automatik Lufra u dërgon fermerëve me të cilët bashkëpunon, çdo ditë rezulatet analizave të qumështit që ka grumbulluar nga ta.

Pasi qumështi i freskët vjen nga ferma për në fabrikë, menjëherë analizohet në laboratorin e pranimit të qumështit. Rezultati i analizave shkon automatikisht nga sistemi me SMS ne telefonin e fermerit. Nëse vlerat e analizave nuk janë sipas standarteve, qumështi asgjësohet.

Kjo teknologji e implementuar përveçse nxit fermerët të përmirësojnë cilësinë e lëndës së parë, ndikon me tej në mbajtjen e rregjistrit dhe historikut të analizave për çdo fermer dhe i motivon ata në punën e tyre!

Jo vetëm kaq, por gjatë këtij viti, fabrika Lufra në Lushnje zgjeroi kapacitetin e prodhimit dhe u pajis me një tjeter laborator të madh i cili shërben vetëm për analizat e fazës së pranimit të qumështit. Në këtë laborator kryhen analizat organoleptike, fizike, të alkoolit, aflatoksinës etj. të cilat vlerësojnë parametrat e qumështit të grumbulluar nga fermerët tanë përpara se të kalohet në proceset e prodhimit. Pranimi i qumështit është i organizuar në një seksion të veçantë të fabrikës, ku ka punonjës të specializuar dhe trajnuar vetëm për këtë proces por edhe makineri të dedikuara. Kjo ka rritur efiçensën e punës dhe nivelin e organizimit të prodhimit.

Lufra punon ne kapacitete optimale edhe për prodhimin e shisheve me plastikë ushqimore në fabrikën e saj, nëpërmjet makinerinë Krones të fjalës së fundit, duke garantuar një tjetër hallkë sigurie për materialet e përdorura në produktet finale.

Inovacionet teknologjike në Lufra nuk kanë të sosur. Përgjatë 2022, u implementua edhe impianti i paneleve fotovoltaike, i cili prej 2 muajsh mbulon thuajse gjysmën e energjisë që konsumohet në fabrikën në Lushnje.

Muaji Qershor e gjen kompaninë në fluks pregatitor për sezonin e verës, për të përballuar më së miri kërkesat e konsumatorëve në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. Një fokus shumë i madh i dedikohet kontrollit të zinxhirit ftohës i cili nis që nga dhomat frigoriferike në fabrikë dhe ambientet magazinuese të monitoruara me sistem kompjuterik, tek furgonët frigoriferikë që transportojnë produktet e freskëta dhe janë të pajisura me chip i cili tregon temperaturën përgjatë të gjthë ditës, e deri në kontrollin e mirëmbajtjes së produkteve nëpër markete.

Për të mësuar më shumë rreth kontrollit të zinxhirit ftohës ndiq këtë link.

https://lufra.al/new/index.php/informacione-nga-fabrika/

Një tjetër njoftim që na vjen nga përfaqësuesit e kompanisë është se marka ‘’Lufra’’ tashmë është rregjistruar si Trademark në territorin e Bashkimit Europian dhe Serbi duke hapur një tjetër horizont për projekte të reja.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI