Flash

Khloe Kardashian flet pë tradhëtinë e Tristan: E neveritshme

Lapsi.al 17 June 2022
Khloe Kardashian flet pë tradhëtinë e Tristan: E neveritshme

Khloé Kardashian tashmë i ka ardhur në majë të hundës me tradhtitë e Tristan Thompson. Fansat do të ndjekin në episodin e radhës të “The Kardashians”, momentin kur Khloé ka reaguar pasi mori vesh se Tristan e kishte tradhtuar me Maralee Nichols.

Ishte Kim ajo që ia tregoi të motrës këtë lajm, ku Khloé menjëherë tha: “Më lejoni ta marr në telefon. Nuk mund ta besoj këtë. Unë dua vetëm të vërtetën”.

Më pas, ajo nuk i mbajti dot lotët. Kim ishte aty për ta ngushëlluar.

“Gjithçka do të jetë në rregull. Ne vërtet besuam se ai kishte ndryshuar, unë isha mbështetësja e tij më e madh”, theksoi ajo.

Khloé tha se ky veprim i tij është thjesht i neveritshëm.

Ajo shtoi se gjithçka kishte qenë një gënjeshtër dhe mashtrim.

“Gjithçka është manipulim, mashtrim. A kishte Tristan çdo mundësi për të më thënë? Po. A do të më tregonte Tristan nëse nuk kishte ndonjë fëmijë të përfshirë? Absolutisht jo dhe kjo tregon shumë për karakterin e tij”, tha ajo.

Vetë Thompson konfirmoi më herët se kishte fjetur me Nichols dhe se së bashku kanë një fëmijë.

Jo vetëm kaq por ai e ka tradhtuar Khloén me një modele. Tradhtia ndodhi kur Khloé ishte në pritje të True.

Gjithashtu, kujtojmë edhe skandalin që u përfshi edhe ish-mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Të këshilluara

Lil Wayne i ndalohet hyrja në Britani

Lil Wayne nuk do të jetë nw krye tw festivalit Strawberries & Creem në Kembrixh pasi iu ndalua hyrja në Mbretwrinw e Bashkuar në minutën e fundit. Reperi ame...

18:29

Falimenton gjigandi i kozmetikës, Revlon

Revlon, gjigandi 90-vjeçar i kozmetikës, paraqiti kërkesën për mbrojtjen e falimentimit të Kapitullit 11 për shkak të borxhit të gjymtuar dhe konkurrencës në r...

17:53

Beyonce rikthehet me një album të ri

Beyonce nw shwrbim tw fansave. Pasi ata kërkuan me ngulm një tjetër album, bënë kërkimet e tyre dhe u bindën se këtë verë do t’u realizohej, Queen B reagoi! ...

15:55

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI