Flash

Zbulohet banda e trafikut të drogës në Athinë, në pranga dhe dy shqiptarë

Lapsi.al 16 June 2022
Zbulohet banda e trafikut të drogës në Athinë, në

Një bandë e trafikut të drogës, që vepronte në qendër të Athinës, është shkatërruar nga policia. Nga aksioni janë arrestuar katër persona të rrjetit kriminal, ndërsa është zbuluar se banda trafikonte kokainë, kërp të papërpunuar dhe të përpunuar (çokollatë dhe vaj hashashi), në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros.

Mediet fqinje raportojnë se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek, të moshave 60, 49, 45 dhe një 30 vjeç.

Anëtarët e grupit kriminal i përzgjidhnin shtëpitë për magazinimin e drogës pranë zonës më të gjerë në qendër të Athinës, me qëllim që blerja dhe shitja e lëndës narkotike të bëhej sa më shpejt.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 16 kg e 250.5 gramë kërp i papërpunuar, 1333 gramë kërp i përpunuar (çokollatë), pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gramë, një shumë eurosh, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.

Të këshilluara

Aksion në Tiranë, kapen armë e municione

Armë dhe municione, janë kapur gjatë një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Siç shihet në pamje, armët ishin të futura brenda disa...

08:23

Zhduken dy vëllezër në Shkodër

Dy fëmijë janë zhdukur në Shkodër, që nga 1 qershori. Ka qenë nëna e tyre Donika Kola, e cila ka denoncuar në policinë e Shkodrës zhdukjen e dy djemve të saj të...

13:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI