Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Publikohet fotoja e parë e Ryan Gosling si Ken për filmin Barbie

Lapsi.al 16 June 2022
Publikohet fotoja e parë e Ryan Gosling si Ken për filmin Barbie

Ryan Gosling është shndërruar së fundmi në Ken për filmin live-action Barbie.

Pamja e parë e aktorit si bashkëshorti o lodrës më të famshme në botë u publikua në rrjetet sociale nga Warner Bros Pictures të mërkurën. "#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema", shkruhej mbi postim.

Në foto aktori i "Notebook"shfaqet duke pozuarnë atë që duket si korniza e shtëpisë së ëndrrave të Barbie, i veshur me  xhinse mbdheme një jelek të zbërthyer dhe pa mëngë.

Filmi do të drejtohet nga regjisorja e nominuar për Oscar, Greta Gerwig (Little Women, Lady Bird) me një skenar të bashkëshkruar me partnerin e saj, Noah Baumbach (The Squid and the Whale). Margot Robbie luan vetë Barbie – dhe pamja e parë e saj në rol u nda në prill teksa ajo pozoi me një kabrio rozë.Anëtarë të tjerë të kastit janë: Kate McKinnon, America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Will Ferrell, Rhea Perlman dhe Michael Cera.

Ndërsa detajet e komplotit janë ende të fshehura, Robbie ka premtuar se nuk do të jetë ajo që njerëzit presin.

“Njerëzit menjëherë e kanë idenë: “Oh, Margot po luan Barbie”, tha ajo për Hollywood Reporter. "Por qëllimi ynë është që të jemi si, "Çfarëdo që të mendoni, ne do t'ju japim diçka krejtësisht të ndryshme - atë që nuk e dinit se e dëshironit"./Lapsi.al

Ryan Gosling as Ken in the 2023 Barbie film. (Photo: Warner Bros. Picture)

 

Të këshilluara

Tom Hiddleston konfirmon fejesën me aktoren

Tom Hiddleston konfirmoi së fundmi se është fejuar me të dashurën Zawe Ashton në një intervistë për Los Angeles Times. Lajmi vjen tre muaj pasi çifti britani...

10:13

Aktorët e njohur i japin fund lidhjes

Jason Momoa dhe  Eiza González, thuhet se janë ndarë pas katër muajsh lidhje. “Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm”, tha një burim për People të martën...

14:12

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI