Flash

Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev

Lapsi.al 16 June 2022
Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev, raporton Reuters.

Tre liderët evropianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit. Mediat e duaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren.

Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.

“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, tha Macron ndërsa mbërriti në Kiev.

I pyetur pse po ndodhte vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se ata kishin konsideruar se ishte më mirë ta bënin pak përpara samitit të BE-së javën e ardhshme që do të diskutojë ofertën e Kiev për t’u bashkuar me bllokun 27-vendësh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI