Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Bill Gates thotë se crypto dhe NFT janë një mashtrim

Lapsi.al 16 June 2022
Bill Gates thotë se crypto dhe NFT janë një mashtrim

Bill Gates nuk është aspak adhurues i kriptomonedhave dhe NFT-ve. Këto tendenca të aseteve dixhitale janë "100% të bazuara në teorinë e mashtrimit" (fool theory), tha bashkë-themeluesi i Microsoft në një konferencë TechCrunch, duke iu referuar nocionit se investitorët mund të fitojnë para në asete të pavlera ose të mbivlerësuara për sa kohë që njerëzit janë të gatshëm të ofrojnë më shumë.

Gates shtoi se ai nuk është i dhënë pas kriptomonedhave, por preferon investimin e modës së vjetër.

Komentet e tij vijnë teksa bitcoin dhe kriptovalutat e tjera po humbin vlerën. Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë nën 23,000 dollarë të martën. Që nga e premtja, ajo ka humbur rreth 25% të vlerës së saj.

Crypto Exchange Coinbase njoftoi se po pushon nga puna 18% të punonjësve të saj pasi tregu i monedhës dixhitale vazhdon rënien.

Gates ka qenë gjithmonë kundër kriptomonedhave. Në një intervistë të vitit 2021 me Bloomberg, Gates tha se fakti që Elon Musk dhe Tesla investojnë në bitcoin, nuk do të thotë se investitorët mesatarë duhet të ndjekin atë drejtim.

Të këshilluara

Beyonce rikthehet me një album të ri

Beyonce nw shwrbim tw fansave. Pasi ata kërkuan me ngulm një tjetër album, bënë kërkimet e tyre dhe u bindën se këtë verë do t’u realizohej, Queen B reagoi! ...

15:55

Tom Hiddleston konfirmon fejesën me aktoren

Tom Hiddleston konfirmoi së fundmi se është fejuar me të dashurën Zawe Ashton në një intervistë për Los Angeles Times. Lajmi vjen tre muaj pasi çifti britani...

10:13

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI