Flash

Rrëfimi i ftohtë i nënës pasi vrau vajzën 5-vjeçare: E godita sikur të isha një person tjetër

Lapsi.al 15 June 2022
Rrëfimi i ftohtë i nënës pasi vrau vajzën

Martina Pati ka treguar detaje rrëqethëse nga vrasja e së bijës pas marrjes në pyetje.

“Kur godita Elenën kisha një forcë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e vogëlushes teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende e qetë, por unë e kam shumë të turbullt kujtesën. Mbaj mend vetëm që kam qarë shumë”, mësohet të ketë thënë ajo.

Është një grua e ftohtë, e cila në orën 12.50 të ditës së djeshme, në kazermën e komandës provinciale të karabinierëve të Katanias, e ndihmuar nga avokati Gabriele Celesti, ka rrëfyer se ka vrarë vajzën e saj Elenën, shkruan Corriere Della Sera.

Një nënë krejtësisht ndryshe nga ajo që më pak se 24 orë më parë ishte paraqitur e përlotur para karabinierëve për të raportuar se vajza e saj ishte rrëmbyer nga tre burra të armatosur dhe me kapuç.

Ajo e goditi vogëlushen 7 herë me thikë në qafë dhe në shpinë dhe më pas në mënyrën më makabre e futi në qese të zeza dhe e varrosi në një tokë afër shtëpisë për të fshehur gjithçka.

“Shkuam në shtëpi, Elena donte të hante puding, pastaj të shikonte filma vizatimorë nga telefoni im.

Ndërkohë isha duke hekurosur. Në mbrëmje dolëm të shkonim në shtëpinë e mamasë sime. Nuk mbaj mend nëse kam sjellë ndonjë send nga shtëpia me vete. Ishte ora rreth 14:30, shkuam në fushën që u tregova karabinierëve.”

Dhe më pas shton: “Ishte hera e parë që e çova fëmijën në atë fushë… E kam imazhin e thikës, por nuk e mbaj mend ku e kam marrë. Nuk mbaj mend të kem lënduar vajzën e vogël, thjesht mbaj mend që kam qarë shumë”.

Të këshilluara

Papa Françesku dënon mizoritë në Ukrainë

Papa Françesku është shprehur sërish kundër veprimeve ruse në Ukrainë, duke i quajtur trupat e rusë barbarë, brutalë dhe çnjerëzore, ndërsa lavdëron ushtarët uk...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI