Flash

Minsitri i Jashtëm turk vizitë në vendet e Ballkanit, por jo në Shqipëri

Lapsi.al 15 June 2022
Minsitri i Jashtëm turk vizitë në vendet e Ballkanit, por jo

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu do të zhvillojë vizita zyrtare në Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë në datat 15-19 qershor.

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, gjatë vizitave do të trajtohen çështjet dypalëshe, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me fokus Bosnje-Hercegovinën.

Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij, krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe kryetarë parlamentesh, dhe do të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve turke në ato vende.

Cavusoglu do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dytë të Dialogut të Prespës që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në Ohër të enjten dhe do të mbajë fjalim në Sesionin Zyrtar të Hapjes së Nivelit të Lartë.

Ministri turk do të ketë takime dypalëshe dhe do të takohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve turke në Maqedoninë e Veriut.

Por në këto takimet duket se Shqipëria nuk është në axhendën e ministrit të Jashtëm turk.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI