Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Jennifer Aniston kritikohet pas komentit për Paris Hilton

Lapsi.al 15 June 2022
Jennifer Aniston kritikohet pas komentit për Paris Hilton

Jennifer Aniston po përballet me reagime të forta për komentet e saj për personazhet që "po bëhen të famshëm për faktin se nuk bëjnë asgjë" duke përmendur  Paris Hilton dhe Monica Lewinsky.

Gjatë një paraqitjeje në Variety's Actor on Actor, aktorja eFriends foli me Sebastian Stan se si "interneti formoi një kulturë të re për njerëzit që bëheshin të famshëm".

Duke folur për kasetën seksuale të Pamela Anderson dhe Tommy Lee Jones, Aniston foli për kulturën e internetit gjatë publikimit të videos.

“Ishte pikërisht në kohën kur interneti me të vërtetë formoi një kulturë të re për njerëzit që bëheshin të famshëm,” tha ajo. “Kjo gjë e njerëzve që bëhen të famshëm për faktin se nuk bëjnë asgjë. Dua të them – Paris Hilton, Monica Lewinsky, të gjithë ata.”

Kaseta seksuale e Hilton me ish të dashurin e saj Rick Salomon u zbulua në internet në vitin 2004, ndërsa pati një skandal seksual rreth ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe Lewinsky në 1998.

“Unë gjithmonë them se ndihem me fat që morëm pak shije të industrisë përpara se të bëhej kjo që është sot, e cila është thjesht e ndryshme – më shumë shërbime transmetimi, më shumë njerëz”, u shpreh Aniston. “Ju jeni i famshëm nga TikTok. Ju jeni i famshëm nga YouTube. Jeni të njohur nga Instagrami."Është pothuajse sikur po e zbeh punën tonë."

Menjëherë pas komenteve të saj, shumë njerëz filluan të kritikojnë  Jennifer duke pretenduar se ajo kishte marrë famë fillimisht nga babai i saj,aktori John Anthony Aniston,

"'Paris Hilton', vetë Jennifer Aniston vjen nga një familje e njohur , shumica e personazheve në atë kohë merrnin famë nga familja”, shkroi një person në Twitter.

Katy Forrester nga The Sun shkroi: "E dua Jennifer Aniston, por ajo nuk punon aq shumë sa Paris Hilton - ajo i rezervon paraqitjet gjatë gjithë kohës!"/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Aktorët e njohur i japin fund lidhjes

Jason Momoa dhe  Eiza González, thuhet se janë ndarë pas katër muajsh lidhje. “Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm”, tha një burim për People të martën...

14:12

Ndahet grupi i njohur korean 'BTS'

Grupi K-Pop BTS ka njoftuar se ata janë në një pauzë për t'u fokusuar në karrierën e tyre solo. Teksa festuan rrugëtimin e tyre të gjatë nëntëvjeçar në darkë...

13:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI