Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Amber Heard: Do t'i qëndroj dëshmisë deri 'ditën e vdekjes'

Lapsi.al 15 June 2022
Amber Heard: Do t'i qëndroj dëshmisë deri 'ditën e

Amber Heard ka folur për gjithçka!

Nga trajtimi i publikut ndaj saj gjatë gjyqit për shpifje me Johnny Depp, deri tek fakti nëse ajo po tregonte të vërtetën për abuzimin e dyshuar.

Heard u ul përballw Savannah Guthrie të NBC News nw një intervistë ekskluzive.

Aktorja nuk u tërhoq nga pretendimet e saj se Depp e kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht gjatë martesës së tyre.

"Deri në ditën time të vdekjes, unë do të qëndroj pranë çdo fjale të dëshmisë sime," i tha ajo Guthrie.

Heard tha se ajo besonte se "shumica dërrmuese e këtij gjyqi u luajt në mediat sociale", duke iu referuar shumë memeve dhe mashtrimeve të çështjes gjyqësore që qarkulluan në TikTok dhe platforma të tjera. Ajo tha se juria "nuk ishte imune" ndaj atyre portretizimeve më pak lajkatare të saj.

"Unë mendoj se edhe juria me qëllime të mira, do të ishte e pamundur ta shmangte këtë," tha ajo.

Kur u pyet nëse ajo mendonte se avokatët e Depp-it ishin më të mirë se ata të saj, Heard tha se avokatët e tij "bënë një punë më të mirë për të shpërqendruar jurinë nga çështjet reale".

Ekipi i Heard ka thënë se ata synojnë të apelojnë vendimin. Guthrie tha se ajo intervistoi Heard më shumë se një javë pas përfundimit të gjyqit.

Para fillimit të një interviste të mëparshme me dy nga avokatët e Depp, Benjamin Chew dhe Camille Vasquez, Guthrie zbuloi se bashkëshorti i saj, konsulenti i marrëdhënieve me publikun Michael Feldman, kishte ofruar shërbime këshillimi për Depp dhe ekipin e tij, por jo në lidhje me intervistën e saj.

Të këshilluara

Lady Gaga në kastin e aktorëve të Joker 2

Lady Gaga është gati të luajë një rol të ri ikonik! Këngëtarja dhe aktorja janë në bisedime të hershme për t’iu bashkuar kastit të filmit të ardhshëm “Joker: Fo...

10:32

Ndahet nga jeta aktori Philip Baker Hall

Aktori i njohur Philip Baker Hall ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Vdekja e Hall u njoftua të hënën në Twitter nga shkrimtari sportiv i Times, Sam Farm...

15:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI