Flash

Zelensky: Beteja për Donbasin, një nga më brutalet në Europë

Lapsi.al 14 June 2022
Zelensky: Beteja për Donbasin, një nga më brutalet në

Beteja intensive për Severrodonetsk do të mbahet mend si një nga “më brutalet” që Europa ka parë ndonjëherë, duke shkaktuar një numër të madh viktimash në Ukrainë, tha Volodymyr Zelensky të hënën në mbrëmje, sipas The Guardian.

“Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e frikshme. Beteja për Donbasin do të mbahet mend pa dyshim si një nga betejat më të dhunshme në Europë”.

Zelensky, i cili ka shprehur frikën e humbjes së mbështetjes nga perëndimi ndërsa konflikti zgjatët përsëriti thirrjet për më shumë armë më të rënda nga aleatët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe:

“Kemi të bëjmë me të keqen absolute. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë”.

Zelenskiy përsëriti dëshirën e Ukrainës për të çliruar të gjithë territorin e saj dhe të dëbojë pushtuesit nga të gjitha rajonet e Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI