Flash

Kundërshtari i Putin, kreu i opozitës ruse zhvendoset nga burgu në një vend të panjohur

Lapsi.al 14 June 2022
Kundërshtari i Putin, kreu i opozitës ruse zhvendoset nga burgu

Figura më e shquar e opozitës ruse Alexei Navalny është zhvendosur papritur nga burgu ku po mbahej në një vend të panjohur, raporton BBC.

Navalny ndodhej në një burg rreth 60 milje (100 km) në lindje të Moskës për shkeljen e lirimit me kusht. Një avokat i 46-vjeçarit tha se zyrtarët në burgun e tij raportuan se ai ishte transferuar në një qeli të regjimit të rreptë. Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh shprehu shqetësimin, duke postuar në Twitter se ai tani ishte i vetëm brenda një sistemi që kishte tentuar ta vriste.

Alexei Navalny ka qenë në shenjëster prej vitesh. ka qenë në shenjëster prej vitesh. Lideri i opozitës ruse është kthyer në një “gjemb në shpinë” për disa nga burrat më të fuqishëm të Rusisë me hetimet e tij të mprehta në YouTube mbi korrupsionin galopant sidomos atij industrial, për të cilën ai thotë se është përhapur nën sundimin e Vladimir Putinit.

Kërcënimet nuk i kanë munguar asnjëherë. Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare 300,000 anëtarëshe, tha para disa kohësh se do ta kthente 44-vjeçarin “ në një biftek me lëng” për ato që i quajti “trillime” dhe “shpifje” nga ana e tij.

Një kompani e lidhur me Yevgeny Prigozhin, që njihet ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”, e paditi me sukses Fondacionin e Navalnyt Kundër Korrupsionit për 1.6 milion dollarë mbi një raport për ushqime të kontaminuara në shkolla.

Të këshilluara

Papa Françesku dënon mizoritë në Ukrainë

Papa Françesku është shprehur sërish kundër veprimeve ruse në Ukrainë, duke i quajtur trupat e rusë barbarë, brutalë dhe çnjerëzore, ndërsa lavdëron ushtarët uk...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI