Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Kendall Jenner dhe basketbollisti nxisin aludimet për një ndarje

Lapsi.al 14 June 2022
Kendall Jenner dhe basketbollisti nxisin aludimet për një ndarje

Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë nxitur së fundmi dyshimet se mund t'i kenë dhënë fund lidhjes.

Dyshja, nuk postuan për përvjetorin e tyre dyvjeçar të dielën dhe disa kanë pretenduar se vëllai i Devin nuk e ndjek Kendall në Instagram.Ndjekës të tjerë kanë pohuar se ai ka arkivuar ose fshirë një foto të çiftit nga nata e ndërrimit të viteve ku ata janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Modelja dhe basketbollisti  u panë së bashku për herë të fundit të enjten e kaluar, ku po festonin festën e ditëlindjes së Zack Bia dhe Anastasia 'Stassie' Karanikolaou në West Hollywood.Devin ishte i ftuar gjithashtu në dasmën italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën kur ata u panë jashtë një ndalese pushimi në Sedona, Arizona në fillim të vitit 2020.Në ditën e Shën Valentinit 2021, Kendall publikoi një foto duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Spekulimet për një ndarje vijnë pasi modelja zbuloi në episodin e fundit të The Kardashians se ndjehet se 'po vjen dita që unë të kem fëmijë.Episodi tregoi Jenner duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt.

“O Zot, të jem në një dyqan bebesh, ndihem kaq mirë. Mendoj se po vjen dita për mua", i tregoi ajo Khloe Kardashian./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Philip Baker Hall

Aktori i njohur Philip Baker Hall ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Vdekja e Hall u njoftua të hënën në Twitter nga shkrimtari sportiv i Times, Sam Farm...

15:19

Post Malone, baba për herë të parë

Reperi i njohur, Post Malone ka zbuluar së fundmi se është bërë baba për herë të parë dhe është fejuar. Reperi i "Rockstar"ndau lajmin  në "The Howard Stern ...

13:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI