Flash

Asgjësohen 560 rrënjë kanabisi në Velipojë

Lapsi.al 14 June 2022
Asgjësohen 560 rrënjë kanabisi në Velipojë

Rreth 560 rrënjë kanabis janë asgjësuar në zonën e Velipojës. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë nga efektivë të policisë së Shkodrës.

Bëhet me dije se në kuadër të peracionit  “Luarzë” u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.

"Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarzë”.

Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Gjenden dhe asgjësohen 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI