Flash

Yuri Kim si pasqyrë për opozitarët e opozitës

Lapsi.al 14 June 2022
Yuri Kim si pasqyrë për opozitarët e opozitës

Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk të irritojnë, as nuk të bëjnë më për të qeshur. Kështu ka ndodhur edhe me prezencën e saj, këtë fillim jave, në spektaklin e qeverisë për antikorrupsionin, ku ajo jo vetëm u bë pjesë e shfaqjes së hajdutëve që thërrisnin “kapeni hajdutin”, por guxoi të shqiptojë edhe gjëra që duken të paimagjinueshme për një mendje normale. 

Në hyrje të fjalës së saj, ambasadorja e SHBA-ve konstatoi se kjo qeveri është shumë më e përkushtuar se më parë kundër korrupsionit. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo e konsideroi këtë përpjekje si të “stërmadhe”. 

Nëse qëndrimet e saj do ia vlente të merreshin seriozisht, pra sikur ato t'i nënshtroheshin një analize teksti, do të kuptohej se znj. Kim kishte mbërritur në këtë përfundim nga një element, sipas saj shumë domethënës, nga fakti se qeveria kishte arritur ta mbushte plot sallën e pallatit të kongreseve.

Duke u nisur nga premisa se fjalët e thëna në atë sallë me pjestarë të një piramide shtetërore të prekur, sipas raportit të Dash, në çdo hallkë të saj nga korrupsioni, duke pasur parasysh se “Transparence Internacional” e ka zbritur Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama çdo vit e më poshtë në klasifikimin e luftës kundër korrupsionit, në një analizë të redaksisë, Lapsi.al e ka krahasuar qëndrimin me atë të paraardhësit të saj Donald Lu, në 2015.

Lexo me tej:

Yuri Kim "peshkohet" si Donald Lu/ Qeveria e përkushtuar kundër korrupsionit (video)

Atëhere ish ambasadori amerikan, mori pjesë një një tjetër konferencë spektakël për luftën kundër drogës, të cilën qeveria e organizoi menjëherë pas akuzave të para që u bënë për lidhjen e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës të klanit Habilaj. Aty ai tha ato fjalë, që do t'i përmendeshin dendur pas daljes së përgjimeve italiane për ish ministrin e Brendshëm. Sipas Donald Lu, policia e Sajes kishte bërë hapa të stërmëdha përpara në luftën kundër kanabisit.  

Pra nuk duhet shumë mundim për të kuptuar se sa seriozisht duhen marrë deklarata të tilla. Ato janë thjeshtë elementë të asamblit propagandistik që organizon qeveria dhe prej kohësh e kanë humbur peshën e fjalës të një arbitri që u thotë shqiptarëve në sy të vërtetën. Prandaj ato e lënë shumëkënd indiferent.

Por, nëse një pjesë e mirë e njerëzve i lë ato pas me mospërfillje, ky lloj qëndrimi ngre shumë pikpyetje, për një fraksion të opozitës.Po të  lundroje në rrjetet e tyre sociale, në të njëjtën kohë që Rama po organizonte shfaqjen anti korrupsion, gjeje plot shifra, argumenta racionale dhe citime raportesh ndërkombëtare që e nxirnin bllof këtë paradë për shplarje truri. 

Pra qëndrimet e kësaj pjesës “pro amerikane” të opozitës ishin totalisht të kundërta, jo vetëm me ato që thoshte kryeministri, por edhe me ison që ambasadorja i mbante atij.

Prandaj pyetja që shtrohet për ta është e thjeshtë: A u besojnë ata qëndrimeve që vinë nga rruga e Elbasanit? A janë dakord me “angazhimin e stërmadh” të rilindjes për të luftuar hajdutët? A vazhdojnë të mendojnë se Uashingtoni është aq i preokupuar për korrupsionin, sa e shpalli Berishën “non grata” dhe po mbështet Edi Ramën që i ka shpallur luftë kësaj sëmundjeje?

Këto pikpyetje janë të sikletshme për këdo opozitar, që vazhdon ta mbajë të përçarë frontin e luftës kundër regjimit me pretekstin se njërën palë nuk e do Amerika, apo se kështu u thanë kur i thirrën në ambasadë. Sa herë vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duken edhe më qesharakë edhe më të pabesueshëm.

Natyrisht, që grupi i kundërshtarëve të “foltores” është në të drejtën e tij të kritikojë abuzimet dhe korrupsionin e madh të qeverisjeve të PD-së në të shkuarën. Madje do ishte në nderin e tyre të distancoheshin, qoftë nga Berisha, qoftë nga familja e tij. Për të realizuar këtë duhet betejë, guxim dhe një angazhim i fortë politik. Por ata nuk mund t' ia dalin përmes kauzave fallco të “pro amerikanizmit”.

Qëndrimi i amerikanëve për Berishën nuk është shumë larg të vërtetës, ama ai humbet kuptimin, bëhet i pabesueshëm dhe me dy standarte, kur krahasohet me qasjen duartrokitëse që kanë ndaj Ramës. 

Prandaj kush i thotë vetes opozitar me regjimin, duhet të denoncojë së pari këtë të vërtetë, sepse beteja reale me këtë qeveri të diskredituar kokë e këmbë nuk bëhet pa treguar me gisht hipokrizinë e aradhës së ambasadorëve amerikanë në sjelljen ndaj saj. 

Në të kundërtën të gjithë ata që që bëjnë sikur i kanë hapur luftë Saliut se kështu i ka udhëzuar Yuri, nuk janë asgjë më shumë sesa lolot e regjimit. Fabula e tyre rrëzohet përtokë sapo tentojnë të shpjegojnë se janë kundër Ramës dhe pro ambasadores Kim. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Tri mesazhet e Kancelarit Scholz në Ballkan

Nga Ditmir Bushati Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri...

17:59

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe...

09:06

Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues t...

22:18

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolar...

16:18

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI