Flash

Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut të 32-vjeçarit italian: Erdhi me këmishën e gjakosur

Lapsi.al 13 June 2022
Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut të 32-vjeçarit

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini.

Ai mbetet në burg edhe për indikacionet e tjera të fajit që po dalin ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës.

Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka folur në një intervistë për Rai.

Vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares me origjinë shqiptare Nevila Pjetri dhe i Carlo Bertolotti, transeksuales Camilla me banim në Albiano Magra, qëndron i paraburgosur në burgun Villa Andreino, në La Spezia, ku u bë marrja në pyetje pasditen e djeshme.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve.

Bedini akuzohet se ka vrarë Nevilën, 35 vjeç, dhe në të njëjtën natë Camillën, të dyja në të njëjtën mënyrë: të shtëna me armë zjarri në kokë.

Motivi dyshohet se është  ai i grabitjes për të marrë para për të blerë drogë.

Vrasjet kanë ndodhur në një zonë mes Liguria dhe Toscana, në komunën Sarzana, në Marinella, zonë e njohur për prostitucion.

Hetimet e kryera nga karabinierët e La Spezia-s, vijojnë me shpejtësi në pritje të konfirmimit të inspektimit të Ris di Parma që u bë dje dhe ku u identifikuan gjurmë gjaku në automjetin e Bedinit.

Ndërkohë, mësohet se me mbërritjen e karabinierëve në shtëpinë e tij ditën e arrestimit ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga tarraca në rrugë.

Më pas ai u bllokua nga dy policë. Arma e vrasjes, një pistoletë e kalibrit të vogël, nuk është gjetur ende. Babai i Bedinit kishte denoncuar zhdukjen e armës, të marrë nga një kasafortë që ishte thyer: burri e vuri re vjedhjen të shtunën e kaluar në mbrëmje. Pak orë më vonë ndodhi krimi i parë, ai i Nevila Pjetrit, e vrarë me një armë të kalibrit të vogël ashtu si ai që u zhduk nga kasaforta e babait të  Bedinit.

Ndër pistat ndaj Bedinit është edhe dëshmia e një miku të tij të denoncuar në dokumentet e gjyqtarit.

“Më erdhi në mes të natës, këmisha e tij ishte e njollosur me gjak, po qante dhe kishte dokumentet e një gruaje”.

Shoku i Bedinit  shtoi se dukej qartë që 32-vjeçari kishte bërë diçka serioze.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI