Flash

Rusia fitoi 93 miliardë euro duke shitur naftë dhe gaz që nga fillimi i luftës

Lapsi.al 13 June 2022
Rusia fitoi 93 miliardë euro duke shitur naftë dhe gaz që nga

Rusia fitoi 93 miliardë euro (79.4 miliardë £) në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës duke shitur naftë dhe gaz në vende të ndryshme të botës, shkruan skynews.

Fitimi marramendës erdhi pavarësisht nga një rënie e ndjeshme në vëllimet e eksporteve në maj, teksa komuniteti ndërkombëtar u përpoq të reduktonte varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës.

Sipas një raporti të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), BE mori 61% të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë.

Edhe pse nafta ruse po shitet me zbritje, një rritje globale e kërkesës për lëndë djegëse fosile dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë qenë ende fitimprurëse për regjimin e Presidentit Vladimir Putin, duke ndihmuar në financimin e pushtimit të tij në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI