Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Jennifer Lopez,në ndihmë të sipërmarrësve latinë

Lapsi.al 12 June 2022
Jennifer Lopez,në ndihmë të sipërmarrësve latinë

JLO është bashkuar me jofitimprurjen mikrofinanciare Grameen America për të shpërndarë 14 miliardë dollarë në kapital hua për 600,000 biznese të vogla në pronësi latine deri në vitin 2030, përveç ofrimit të mentorimit të saj për gratë latine.

"Të jesh latine në këtë vend ka qenë gjithmonë një çështje krenarie për mua. Jam e përulur dhe përtej mirënjohëse për partneritetin me Grameen America," tha ajo në një deklaratë. “Ne po ndërtojmë shtigje drejt punësimit dhe mundësive të lidershipit.

"Ka kaq shumë forcë në këtë komunitet dhe ne po e shfrytëzojmë atë. Ky partneritet do të krijojë barazi, përfshirje dhe mundësi për gratë latine në biznes. Kjo do të ndryshojë strukturën e Amerikës!" shtoi Lopez.

Përmes përpjekjes së saj filantropike Limitless Labs, iniciativa do të sigurojë gjithashtu 6 milionë orë trajnime dhe edukim financiar.

Këngëtarja e nisi rolin e saj si ambasadore kombëtare e Grameen të mërkurën në Festivalin e Filmit Tribeca, ku u shoqërua nga disa prej sipërmarrësve latinë të programit për premierën në tapetin e kuq të dokumentarit të saj Netflix Halftime.

"Jennifer Lopez është një pioniere, që ka dhënë shikueshmëri dhe mbrojtje për të siguruar që gratë latine të jenë të arsimuara, të fuqizuara financiarisht dhe të shëndetshme," deklaroi Andrea Jung, presidente dhe CEO i Grameen America.

“.Së bashku ne do të formojmë sipërmarrjen si një rrugë të qëndrueshme drejt suksesit për gratë latine të cilave historikisht u mungon aksesi në tregjet formale financiare dhe shpesh janë të margjinalizuara nga mundësitë ekonomike," shtoi Jung.

Lopez njoftoi më parë iniciativën e saj Limitless Labs në shtator, duke u partnerizuar me programin 10,000 biznese të vogla të Goldman Sachs. Bashkëpunimi u fokusua në mbështetjen dhe fuqizimin e grave biznesmene latine në qytetin e saj të Bronksit./Laps.al

Të këshilluara

Ylli i TikTok ndahet nga jeta

Ylli i TikTok, Cooper Noriega, u gjet i vdekur në një parking të enjten, disa orë pasi postoi një video rrëqethëse rreth të vdekurit i ri. Ylli 19-vjeçar i...

17:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI