Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Cristiano Ronaldo shpallet i pafajshëm pas akuzave për sulm seksual

Lapsi.al 12 June 2022
Cristiano Ronaldo shpallet i pafajshëm pas akuzave për sulm seksual

Cristiano Ronaldo nuk do të dalë në gjyq për një akuzë për sulm seksual në vitin 2009 kundër tij.

Gjykatësja e qarkut amerikan, Jennifer Dorsey  hodhi poshtë një padi për përdhunim të premten kundër futbollistit për shkak të veprimeve të avokatit të akuzueses së tij Kathryn Mayorga, Leslie Mark Stovall. Gjykatësi tha se dokumentet e vjedhura dhe të rrjedhura që përshkruanin diskutimet e avokatit-klient të Ronaldos ishin përdorur në rastin e tyre.

"Përdorimi i përsëritur i dokumenteve të vjedhura e të privilegjuara nga Stoval për të ndjekur penalisht këtë rast ka çdo tregues të sjelljes së keqe," tha gjyqtarja në vendimin prej 42 faqesh, i cili u mor nga PEOPLE.

"Dhe për shkak se të dhënat tregojnë se ai dhe Mayorga i kanë shqyrtuar gjerësisht këto dokumente dhe i kanë përdorur ato për të krijuar bazën e pretendimeve të Mayorga," vazhdoi Dorsey. "Thjesht skualifikimi i Stovall nuk do të pastrojë paragjykimet nga keqpërdorimi i tyre."

Dokumentet fillimisht u zbuluan nga faqja e internetit Football Leaks dhe u publikuan në gazetën gjermane Der Speigel në 2017.Përveç zbulimit të akuzave të Mayorga-s për sulm seksual në vitin 2009 kundër Ronaldos, dokumentet treguan gjithashtu se ajo pranoi një marrëveshje civile prej 375,000 dollarë në këmbim të mosparaqitjes së kallëzimeve penale.

Padia, e cila fillimisht u ngrit në Gjykatën e Qarkut të Nevadës, Clark, kërkoi të anulonte marrëveshjen fillestare dhe të siguronte një dëmshpërblim prej 200,000 dollarësh, duke argumentuar se Mayorga u detyrua të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi.

Kathryn pretendoi në padi se ajo shkoi në një klub nate të quajtur Rain në Hotel Palms më 13 qershor 2009, ku Ronaldo e ftoi atë në suitën e tij  së bashku me një grup njerëzish. Ajo deklaroi se Critstiano e e tërhoqi "në një shtrat dhe u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale".

Ajo do të ketë mundësinë të apelojë vendimin e gjyqtarit në Gjykatën e 9-të të Apelit të Rrethit të SHBA në San Francisko./Lapsi.al

Të këshilluara

Ylli i TikTok ndahet nga jeta

Ylli i TikTok, Cooper Noriega, u gjet i vdekur në një parking të enjten, disa orë pasi postoi një video rrëqethëse rreth të vdekurit i ri. Ylli 19-vjeçar i...

17:17

Të ftuarit vip në dasmën e Britney Spears

Pas një drame dhe një incidenti të papritur përpara momentit të madh, Britney Spears dhe Sam Asghari thuhet se u martuan në një ceremoni intime dje, më 9 qersho...

15:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI