Flash

Edi Rama me Albin Kurtin më keq se Enveri Hoxha Fadil Hoxhën

Lapsi.al 11 June 2022
Edi Rama me Albin Kurtin më keq se Enveri Hoxha Fadil Hoxhën

Më mirë duket se i kanë pasur raportet Enver Hoxha me Fadil Hoxhën se Edi Rama me Albin Kurtin.

Hoxha i Gjirokastrës dhe Hoxha i Gjakovës mund të mos kenë pasur respekt për njëri-tjetrin për arsye ideologjike. Por sidomos nga viti 1968 deri më 1981 lidhjet kulturore, shkencore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë tepër të ngushta dhe me efekte të mëdha në nxitjen e entuziazmit patriotik në Kosovë. Rrugën për këtë entuziazëm e ka hapur udhëheqja komuniste e Kosovës – fillimisht me sigurimin e autonomisë së Kosovës më 1974, që përbën bazën e shtetësisë së mëvonshme të Kosovës.

Çka ndodhi me Ramën dhe Kurtin?

Kur më 2018 protestuan studentët në Shqipëri, Edi Rama besonte dhe frikësohej se në këto protesta kishte gisht Vetëvendosja. Nuk ishte as çereku i së vërtetës. Arsyet e protestës gjendeshin brenda Shqipërisë.

Pastaj Albin Kurti mendoi se duhet të merret me politikë edhe në Mallakastër. Ishte një ndër gabimet e tij të mëdha strategjike. Edi Rama që më parë e kishte quajtur Vetëvendosjen pasuri kombëtare (sic!) vendosi, befas, që ta zbulojë pasurinë e re “kombëtare”: Ballkanin e Hapur. Një projekt të përbashkët me presidentin serb.

Tash Kosova dhe Shqipëria zyrtare janë këtu ku janë: komunikim mes dy kryeministrave pothuaj nuk ka. Kurti ka zgjedhur kryesisht heshtjen, Rama ka zgjedhur deklaratat e pamatura mbi të kaluarën. Luftërat e Serbisë në Ballkan nuk i përmend fare. Gjithë plojën serbe e përshkruan si rrokopujë ballkanike ku secili paskësh vrarë e therur tjetrin e kështu me radhë... Kjo tingëllon si një “koment” për ndonjë film të Emir Kusturicës ku disa romë të degraduar si ciganë bëjnë muzikë me klarinetë në një kafehane të pistë ballkanike në të cilën nuk dihet se kush pi, kush paguan dhe kush kë e vret dhe masakron... Kështu është në filmat e Kusturicës, ndërsa në historinë që e kanë përjetuar popujt e Ballkanit është krejt ndryshe: Serbia ka sulmuar 4 popuj në Ballkan (sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët e Kosovës). Dhe së paku këtë fakt kryeministri i Shqipërisë duhet ta përmend, sepse politika serioze nuk duhet të bie në nivel të muhabeteve të kafehaneve. Aty, në kafehane, gjendet presidenti serb. I pëlqen të pjek qofte, të flasë për verëra të mira dhe të amnistohet nën tymin e skarës... Çfarë spektakli! Dhe çfarë skandali!

marre nga Facebook i autorit

Të këshilluara

Po me urën ç'pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbështetur si projekt. Njësoj si me rrugët Deçan-Plavë, a...

14:32

Policia dështoi përballë huliganëve

Nata e së martës që e vendosi qendrën e Tiranës nën pushtetin e turmave të dehura huligane të cilat sulmuan makina e oficerë policie, thyen xhama dyqanesh e mak...

14:19

Si do ndryshojë bota pas luftës në Ukrainë

  Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjesën më të madhe të botës në këmbë që nga fundi i Luftës së F...

16:11

Lufta për bukën

Nga Edmond Laçi E ndërsa konflikti ruso- ukrainas ka hyrë në muajin e tretë, njerëzimit i është shpallur një tjetër luftë. “Armiku” këtë herë ka hyrë pa bomb...

13:55

Berisha dhe Yuri Kim si Met Veliu

Incidenti i dhunshëm i Sali Berishës sot në kuvend kundër Alibeajt, ashtu si shumë mediave, nuk i shpëtoi as lajmeve të pavarura të Top Channel. Me anë të repor...

18:26

Lufta mbi tokë dhe “paqja” nën të

Nga: Edmond Laçi E ndërsa mbi tokën ukrainase që nga 24 shkurti vazhdojnë luftimet e ashpra, shumë pak metra poshtë tankeve, ekziston “paqja” dhe vëllazëria....

09:12

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI