Flash

Ukraina: Rusia dëshiron të na shkatërrojë, nuk do të na lenë të jetojmë në paqe

Lapsi.al 10 June 2022
Ukraina: Rusia dëshiron të na shkatërrojë, nuk do të na

Moska dëshiron të “shkatërrojë plotësisht shtetin e Ukrainës”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Kievit, sipas BBC.

“Qëllimi strategjik i Rusisë është shkatërrimi i plotë i Ukrainës. Ata nuk do të na lënë të jetojmë në paqe”, tha Oleksandr Motuzyanyk për televizionin kombëtar.

“Federata Ruse dëshiron të shkatërrojë plotësisht Ukrainën dhe të vendosë një qeveri që mund ta kontrollojë këtu”.

Moska thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” dhe nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por Rusia po kërkon pika të dobëta në mbrojtjen e Ukrainës pranë lumit Siversky Donets në Ukrainën lindore, shtoi ai.

Nëse Rusia merr në kontroll qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk në Siverskyi Donets, ajo do të ketë në kontroll të gjithë Luhansk, një nga dy provincat në rajonin e Donbasit.

Të këshilluara

BE bie dakord për rritjen e pagave minimale

Pas një debati të gjatë dhe kontradiktor, është arritur kompromisi: në të ardhmen do të ketë standarde në mbarë BE-në për pagat minimale. Gjermania duhet të bëj...

11:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI