Flash

Skulptura më e shtrenjtë në botë në ankand për të ndihmuar Ukrainën

Lapsi.al 10 June 2022
Skulptura më e shtrenjtë në botë në ankand për

Skulptura e Jeff Koons që vlerësohet të jetë deri në 10 milionë paund, do të dalë në shitje  për të mbledhur fonde për ndihmë humanitare ndaj Ukrainën.

Biznesmeni Victor Pinchuk, së bashku me gruan e tij Olena, po nxjerrin në ankand në Christie's skulpturën e rëndësishme të Koons "Balloon Monkey (Magenta)" (2006-13).

Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të ndihmuar ushtarët dhe civilët e plagosur nga lufta, të cilët kërkojnë urgjentisht proteza, trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Skulptura do të dal në një shitje në mbrëmje kushtuar veprave të bëra në shekujt 20 dhe 21.

Skulpturat e Koons janë ndër disa nga më të shtrenjtat që janë shitur ndonjëherë në ankand.

"Rabbit" (1986) u shit për 91 milionë dollarë në Christie's New York në 2019.

"Balloon DOg" (1994-2000) u shit për 58.4 milionë dollarë gjashtë vjet më parë.

[caption id="attachment_733936" align="alignnone" width="727"] Victor Pinchuk në ceremoninë e hapjes së "Shtëpisë ruse të krimeve të luftës", një ekspozitë fotografike që dokumenton krimet e supozuara të luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë. Veprimtaria u organizua nga Fondacioni Victor Pinchuk gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në maj. [/caption]

Në një deklaratë, Koons tha se ishte një "privilegj" që vepra e tij të hidhej në ankand për kauzën humanitare.

Koons përshkroi një lidhje personale me Pinçukët dhe Ukrainën.

"Përmes miqësisë sime me Victor dhe Olena Pinchuk, jeta ime është pasuruar nga njerëzit dhe kultura e Ukrainës.

Unë kam pasur mundësinë të vizitoj Ukrainën dhe kam ndjerë gjithmonë komunitetin, miqësinë dhe historinë”, tha ai në deklaratën për shtyp.

"Një nga arsyet që kam punuar gjithmonë me balona është se membrana është një referencë për lëkurën tonë.

Ka të bëjë me jetën e brendshme dhe të jashtme.

Jam shumë i pikëlluar nga ndikimi njerëzor dhe kulturor i luftës dhe shkatërrimit që kam dëshmuar në Ukrainë.

Të këshilluara

Johnny Depp, sërish në telashe ligjore

Mediat e huaja kanë raportuar se Johnny Depp ka një tjetër gjyq  për goditjen e një punonjësi në xhirimet e "City of Lies". Gjyqi i ardhshëm civil në Gjykatë...

15:20

Modelja mohon ndarjen nga Kanye West

Chaney Jones iu kundërpërgjigj lajmeve se ajo dhe Kanye West janë ndarë me një video për nder të ditëlindjes së tij të 45-të. Jones ndau një montazh në TikTo...

14:20

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI