Flash

JLO: Performanca me Shakira-n në Super Bowl ishte një ide e keqe

Lapsi.al 10 June 2022
JLO: Performanca me Shakira-n në Super Bowl ishte një ide e keqe

Jennifer Lopez nuk ishte fillimisht një fanse e idesë  që të ndante skenën  me Shakira-n për shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl Pepsi 2020.

Lopez, u bashkua me artisten atë vit për të bërë një performancë të paharrueshme, ku u bënë dy femrat e para latine që kryesuan koncertin e lakmuar.

Por, në dokumentarin e saj të ardhshëm në Netflix Halftime, krijuesja e hitit "Jenny from the Block" flet me regjisoren e saj muzikore Kim Burse rreth asaj se si do të luhej realisht shfaqja - domethënë, se si ajo ishte e shqetësuar që  dyshja nuk do të përfitonin maksimumin nga koha që kishin kur ishte fjala për të vendosur një performancë me ndikim.

"Ne kemi vetëm gjashtë minuta. Kemi 30 sekonda të një kënge, dhe nëse marrim një minutë, kjo është e gjitha, na kanë mbetur edhe pesë," i thotë Lopez Burse në dokumentar, . "Por duhet të ketë këngë të caktuara që ne këndojmë, megjithatë. Ne duhet të kemi momentet tona të këndimit. Ne duhet të përcjellim përmes këngës  mesazhin tonë."

Aktorja shton: "Kjo është ideja më e keqe në botë që dy persona të bëjnë Super Bowl. Ishte ideja më e keqe në botë."

Në një pjesë tjetër të dokumentarit, Benny Medina, menaxheri shumëvjeçar i Jennifer, e quan "një fyerje të thuash se të duheshin dy latinë për të bërë punën që një artist historikisht ka bërë".

'Halftime', i cili do të debutojë në Netflix javën e ardhshme detajon disa nga vështirësitë me të cilat Lopez është përballur gjatë jetës së saj, duke përfshirë luftën për t'u marrë seriozisht si artiste në Hollywood dhe gjykimin që mori nga publiku dhe media që herët./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI