Flash

Amazon,tashmë me versionet dixhitale të këpucëve që dëshironi të blini

Lapsi.al 10 June 2022
Amazon,tashmë me versionet dixhitale të këpucëve që

Amazon të enjten prezantoi një mjet të ri blerjeje të realitetit të shtuar që lejon përdoruesit të provojnë praktikisht këpucët që mund të jenë të interesuar t'i blejnë.

Funksioni, i quajtur Virtual Try-On for Shoes, është i disponueshëm për përdoruesit e iOS në SHBA dhe Kanada në aplikacionin e blerjeve në Amazon.

Për të përdorur mjetin, blerësit prekin butonin "provim virtual" në një faqe produkti të këpucëve, më pas drejtojnë kamerën e smartphonit te këmbët e tyre dhe një palë këpucë virtuale do të shfaqen në ekranin e tyre. Blerësit mund të lëvizin nëpër ngjyra të ndryshme ndërsa funksioni është ende aktiv dhe ai do të rregullohet automatikisht në ekranin e tyre.

Ky funksion nuk do t'i ndihmojë përdoruesit të kuptojnë se si përshtaten këpucët, por se si duken.

Veçoria bazohet në mjetet ekzistuese të blerjeve virtuale të Amazon, shumë prej të cilave përdorin realitetin e shtuar, një teknologji që mbivendos botën reale me objekte virtuale. Në vitin 2017, Amazon lançoi "AR View", i cili i lejon përdoruesit të vizualizojnë një produkt në shtëpinë e tyre duke përdoru rcelularin e tyre. Më pas prezantoi një mjet tjetër, të quajtur “Dhoma Dekorator”, që lejon përdoruesit të vendosin disa sende virtuale në shtëpinë e tyre në të njëjtën kohë.

Amazon nuk është e vetmja kompani që eksperimenton me realitetin e shtuar në blerjet online.  Ikea, Nike, L'Oreal dhe Zara kanë lançuar të gjitha funksione të ngjashme./Lapsi.al

Të këshilluara

Apple zbulon opsionin e ri për mesazhet

Të hënë, gjatë ngjarjes së saj WWDC 2022, Apple njoftoi një sërë veçorish të reja duke përfshirë aftësinë për të  bërë unsend  mesazhet me tekst! Zëvendëskry...

14:37

Makina fluturuese në treg në vitin 2024

Është kineze makina e parë fluturuese hibride elektrike. Deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me n...

13:42

Starbucks i jep lamtumirën e fundit Rusisë

Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ar...

11:59

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI