Flash

Rrëzohet Komisioni për Investimet Strategjike, Balla akuza opozitës: Përpjekje për falsifikim firmash

Lapsi.al 9 June 2022
Rrëzohet Komisioni për Investimet Strategjike, Balla akuza

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi  më 24 maj kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.  Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Më 27 maj, Grupi Parlamentar  ridepozitoi të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes Dukës.

Por, kjo kërkesë u rrëzua sot (9 qershor) në seancën parlamentare në Kuvend. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballka akuzoi opozitën se ka pasur përpjekje për falsifikim firmash.

Balla: Mendoj që Grupi Parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren e Kuvendit. Në konferencën e kryetarëve debati që u zhvillua për këtë çështje është shumë i qartë dhe kushdo deputet mund t’i referohet atij vendi. Ka 2 vlerësime që bën Kuvendi, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakteri formal si kërkesë. Nuk ka ndodhur në 30 vite në Kuvendin e Shqipërisë që të marrësh firmat nga një kërkesë e rrëzuar dhe të vish të sjellësh një dokument të ri. është hera e parë që ndodh një përpjeke për falsifikim. Firma është një shprehje vullneti që hidhet vetëm një herë në një dokument. Nuk mund ta marrësh firmën nga një dokument dhe ta transferosh në dokument tjetër. 32 firma të administruara për një dokument të datës 24 maj, i ishin shtuar dhe 2 firma të tjera.

Si mund të jetë besim qytetar i që ti do hetosh zbatimin e një ligjim kur  ti shkel me të dyja këmbët , ligjin bazë, atë të respektit dokumenteve. Keni shkelur ligjin zotëri. Nuk ka ndodhur kurrë.

Kërkesa i përmbush kriteret formale? Jo se janë plotësuar firmat se është ngritur Luli nga gjumi dhe janë mbledhur firmat. Jo, bëjeni kërkesën nga fillimi. Rregullorja thotë kur konferenca e kryetarëve vlerëson që kërkesa i plotëson kriteret formale zhvillohet debate në seancë, për çfarë të zhvillojmë debat. Ai dokument nuk ekziston. Kush ka 2 pare haber e di fare mirë që fira hidhet vetëm një herë.Nuk keni pse bëni debat për një çështje që është debat i humbur që në fillim.

Në kërkesën e re të depozituar nga PD-ha më 27 maj, u shtuan firmat e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI