Flash

OKB paralajmëron se Irani po planifikon të rrisë pasurimin e uraniumit

Lapsi.al 9 June 2022
OKB paralajmëron se Irani po planifikon të rrisë pasurimin e

Vëzhguesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara tha se Irani planifikon që të instalojë edhe dy pajisje në centrifugat e saj të avancuara, që do t’i lejonin Teheranit të pasurojë me shpejtësi më shumë uranium. Vendimi për të vendosur këto pajisje të reja në centrifugat IR-6 në uzinën nëntokësore Natanz vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore më 8 qershor vendosi që të censurojë Iranin. Kjo agjenci tha se Irani ka dështuar që të ofrojë “informacione të besueshme” mbi materialet bërthamore që janë gjetur në tri uzina të padeklaruara bërthamore në Republikën Islamike.

Edhe para se anëtarët e agjencisë së OKB-së të votonin, Irani ndali dy pajisje që përdoren nga OKB-ja për të monitoruar pasurimin e uraniumit në uzinën bërthamore të Natanzit. Zyrtarët iranianë po ashtu kanë kërcënuar se do të ndërmarrin më shumë hapa teksa kriza kërcënon që të zgjerohet edhe më tej.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, deklaroi të enjten se gjatë mbledhjes të mbajtur në Vjenë u tha anëtarëve se Irani po planifikon që të vendosë pajisje të reja në Natanz, përkatësisht do të vendosen pajisje që do të mundësojnë rrotullimin më të shpejt të centrifugave që përdoren për pasurimin e uraniumit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI