Flash

OKB: Lufta në Ukrainë ka rritur koston e jetesës si asnjëherë më parë

Lapsi.al 9 June 2022
OKB: Lufta në Ukrainë ka rritur koston e jetesës si

Pushtimi rus i Ukrainës në kombinim me kriza të tjera globale ka çuar në rritjen më të madhe të kostos së jetesës në dekadat e fundit, theksoi të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Sipas Antonio Guterres, bota po përballet me një “realitet të ri” tre muaj pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila po përkeqëson edhe në pasojata e krizave të tjera globale, siç është kriza klimatike, pandemi e koronavirusit dhe kriza e pabarazive.

Rreth 1.6 miliardë njerëz në 94 vende të botës janë të ekspozuar ndaj të paktën njërit prej dimensioneve të krizave, sipas përditësimit të fundit nga Grupi i Kombeve të Bashkuara për Reagimin ndaj Krizave Globale mbi konfliktin në Ukrainë.

“Për njerëzit në mbarë botën, lufta, së bashku me krizat e tjera, kërcënon të shkaktojë një valë të paprecedentë urie, zhvendosjeje, kaosi social dhe ekonomik”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork.

Asnjë vend nuk do të mbetet i paprekur nga kriza e shkaktuar nga rritja e kostove të jetesës, tha ai.

Popullatat në mbarë botën do të përballen me rrezikun e urisë, ndërsa kostot e energjisë po rriten pasi të ardhurat për shumë punëtorë zvogëlohen, tha Guterres.

Numri i njerëzve që përjetojnë pasiguri të rëndë ushqimore është dyfishuar në dy vitet e fundi, sipas Guterres.

“Kriza aktuale e sigurisë ushqimore është në rrezik real për t’u kthyer në një “katastrofë globale në vitin 2023”, tha Guterres në një konferencë shtypi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI