Flash

Johnny Depp, sërish në telashe ligjore

Lapsi.al 9 June 2022
Johnny Depp, sërish në telashe ligjore

Mediat e huaja kanë raportuar se Johnny Depp ka një tjetër gjyq  për goditjen e një punonjësi në xhirimet e "City of Lies".

Gjyqi i ardhshëm civil në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit është planifikuar për në 25 korrik dhe rrjedh nga padia e Gregg "Rocky" Brooks në korrik 2018 kundër Depp, duke e akuzuar aktorin se u zemërua dhe e goditi dy herë në anën e majtë të brinjëve përpara ekipit.

Sherri me Brooks ndodhi në prill 2017 pasi aktorit iu tha se ekipi i duhej të ndalonte xhirimet e një skene deri në orën 23:00 për shkak të kufizimeve të lejeve. Brooks, si menaxher, kishte për detyrë të siguronte mbylljen e prodhimit në kohën e duhur.

Ankesa pretendon se Depp e qortoi Brooks-in, duke i bërtitur në fytyrë, "Kush je ti? Nuk ke të drejtë të më thuash çfarë të bëj!"

Ai tha se u përpoq të shpjegonte çështjen e lejes, por pa dobi, sipas dosjes. "Mua nuk më intereson se kush je dhe  nuk mund të më thuash se çfarë të bëj!".

Menaxheri rrëfeu gjithashtu se filmi ishte shumë mbi buxhetin dhe atmosfera në xhirime ishte "toksike" dhe e tensionuar.Në film, Johnny luan një detektiv në pension të LAPD-së që heton vdekjen e reperëve Tupac Shakur dhe The Notorious B.I.G.

Avokatja e tij,Camille Vasquez, e cila fitoi bazën e saj të fansave pas marrjes në pyetje të Heard-it, mund të kthehet në sallën e gjyqit për të mbrojtur aktorin.

Gjatë një deponimi, Depp pranoi se e qortoi Brooks-in pasi i kishte bërtitur një gruaje të moshuar të pastrehë, e cila i pengoi padashje gjatë xhirimit jashtë hotelit Barclays në Los Angeles, por mohoi që ta kishte goditur ndonjëherë.

"Fjalët e tij ndaj saj ishin me zemërim dhe hidhërim të madh dhe - e dini, kishte shumë helm në të." - tha ai . "Unë nuk e toleroj padrejtësinë."

Gregg po kërkon një shumë të paspecifikuar dëmi në padinë për lëndime personale./Lapsi.al

Të këshilluara

Modelja mohon ndarjen nga Kanye West

Chaney Jones iu kundërpërgjigj lajmeve se ajo dhe Kanye West janë ndarë me një video për nder të ditëlindjes së tij të 45-të. Jones ndau një montazh në TikTo...

14:20

Çfarë po ndodh me Johnny Depp

Johnny Depp u fotografua duke dalë nga një hotel i mbajtur për krahu nga sigurimi. Fotot bënë xhiron e rrjetit duke shqetësuar fansat për gjendjen shëndetësore ...

12:19

Kanye West mund të tërhiqet 1 vit nga muzika

Kanye West mund të tërhiqet nga muzikëa gjatë vitit të ardhshëm, sipas një shoku që pretendon se reperi do të marrë kohë. Ka qenë një kohë e vështirë për reper...

09:27

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI